Connect with Us

“Të fundit për çdo tregues ekonomik”/ Tabaku: Shpëtimi, një qeveri e drejtuar nga PD

Aktualitet

“Të fundit për çdo tregues ekonomik”/ Tabaku: Shpëtimi, një qeveri e drejtuar nga PD

Publikuar

-

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me raportin e Komisionit Europian, për zhvillimin ekonomik të vendeve kandidate për në BE.

Sipas Tabakut rezultatet tregojnë se jemi të fundit në rajon për çdo tregues ekonomik.

“Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve”, shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Postimi i plotë

Te fundit ne rajon per cdo tregues ekonomik!

Në garën rajonale për zhvillimin ekonomik Shqipëria vazhdon të jetë në fund të tabelës. Pasi qeveria dështoi të merrte qoftë edhe një projekt fitues në samitin e Poznan dhe një ditë pasi DASH raportoi se si na shohin investitorët e huaj, raporti i fundit i BE jep detaje të krizes së thellë që ka kapluar ekonominë tonë.

LEXO EDHE:  Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

Sipas të dhënave për vendet e rajonit Shqipëria është e fundit në rënditje për rritjen ekonomike. Kosova dhe Maqedonia kanë rritjen me të lartë ndërsa shqiptarët konsumojnë më pak dhe kanë investimet kapitale më të ulëta në rajon. Një monedhë e dobët dhe një inflacion nën 3% e përcaktuar nga BSH vazhdon të lëndojë ekonominë tonë.

Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga ky ngërç; taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës. Ka vetëm një mënyrë për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Une,Lubonja

    13 Korrik, 2019 at 10:49 am

    Berisha zgjodhi debilat ne PD,lulin p.sh. por edhe mediokret! Tabakun p.sh.! Bukuria nuk qendron ne mendje te shendoshe -thone! Si shembull eshte kjo Tabaku! Me debile-te bukur pa tru nuk gjen!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



LEXO EDHE:  KE apel politikës shqiptare/ Të ruhet marëveshja e pesë qershorit

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

LEXO EDHE:  Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria, vend burimi dhe destinacion në trafikun e seksit

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Presidenti rus Vladimit Putin është lideri i parë global që njofton suksesin e shtetit në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit Covid-19. Putin e krahason arritjen në shëndetësi me satelitin rus që arriti i pari hapësirën.

Megjithë shqetësimet nga ndërkombëtarët për sigurinë e vaksinës, presidenti rus shkruan se ajo i ka kaluar testet e sigurisë, dhe duhet parë edhe si shpresë për gjithë botën.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.



LEXO EDHE:  Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

LEXO EDHE:  Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

Sa i përket procedurave në vijim, një raport i Reuters,  tha se vaksina e parë e Rusisë do të miratohet nga rregullatorët këtë muaj, ndërsa prodhimi i kësaj vaksine është vendosur të fillojë në shtator.

Sa i përket fushatës së vaksinimit masiv, ajo pritet të hapet në tetor. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtarë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bazuar nga të dhënat e INSTAT thotë se shqiptarët shpezojnë gjithnjë e më pak pasi kanë hallin e mbijetesës.

Sipas Vasilit, buxheti i familjes shqiptare është në agoni të thellë.



“Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën. Inflacioni i korrikut 1.4%. Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë. Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ece dhe të mbijetojë. Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare prapa. Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë Rilindja”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE