Si hyri në Shqipëri terroristi rus që luftoi për Shtetin islamik, ISIS – CNA
Connect with us

Aktualitet

Si hyri në Shqipëri terroristi rus që luftoi për Shtetin islamik, ISIS

Publikuar

-

Shtetasi rus me inicialet R.M., është arrestuar ditën e sotme, kurse disa orë pas prangosjes,në zbardhje të detajeve të tjera rreth ndodhjes së tij në Shqipëri, është mësuar edhe se si ai ka hyrë në vendin tonë, ndërkohë që ishte i shpallur ndërkombëtarisht i kërkuar.

R.M., sipas policisë,  është 34-vjeç. Sot ai është  arrestuar nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terrorriste. Ka në hyrë në Shqipëri dhjetë muaj më parë, përmes pikës doganore të Kakavijës, bashkë me një grup të madh azilkërkuesish, ndërsa nuk dispononte asnjë mjet identifikimi.

Po sipas policisë, shtetasi rus ka qëndruar hermetik gjatë pyetjes, duke refuzuar të flasë për autoritetet zyrtare shqiptare që e kërkonin intervistonin.

Dyshimet se ai është një person i rrezikshëm, lindën gjatë kontrollit mjekësor, pasi në trupin e 34-vjecarit u konstatuan plagë të shumta, që ngritën dyshime se ishin shkaktuar nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda vendosën aso kohe për trasferimin me urgjencë në Tiranë dhe kërkuan ndihmën e Europolit. Shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN, u dërguan në zyrën qendror të Europol, me qëllim identifikimin.

I pari që iu përgjigj kërkesës së prokurorit Eugen Beci, ishte një nga vendet e BE-së dhe jepnin një identitet të vendeve nga Lindja e Mesme, por paraqitja e jashtme e 34-vjecarit nuk bindi autoritetet shqiptare, të cilët kërkuan të dhëna shtesë.

Gjatë kësaj periudhe i riu rus është mbajtur në qendrën e azil kërkuesve në Karreç, dhe sipas legjislacionit shqiptar ai është mbajtur nën monitorim deri në identifikimin e tij.

Mëngjesin e sotëm përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit, tha se kishte ndaluar 34-vjecarin rus me inicialet R.M, me qëllim ekstradimin e tij në Rusi, pasi kërkohet për pjesëmarrja në organizatë terroriste.
Po sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjecari në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri./CNA.al

 

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Publikuar

-

By

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. “Kandari” priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia “hipi” Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin “Rozafa”. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ”Ma ke treguar!”

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

– Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

– Si e zbulove këtë profeci? – e pyeti Filipi.

– Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

– Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Publikuar

-

By

Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, kreu i PD-së Lulzim, ka treguar se për çfarë është biseduar.

Takimi me Metën sipas tij kishte në objekt, zgjedhjet e 13 Tetorit, si mundësi për të dalë nga kriza politike.

“Takimi lidhet me 13 Tetorin. Meta mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza. Duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar është e gatshme të marrë çdo hap për të garantuar të drejtën e votës së lirë. Zgjedhjet duhet të jenë për njerëzit jo për Ymer Lalën dhe bablokët e oligarkët”, ka thënë Basha.

Ndërsa takimi me aleatët, sipas tij ka qenë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar.

“Sot me aleatët kemi diskutuar për hapat  e mëtejshëm në aksionin politik në të gjitha rrafshet, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtarë dhe zgjedhjet”, ka thënë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending