Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike 3 herë më shumë se në Rajon – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike 3 herë më shumë se në Rajon

Publikuar

-

Edhe për vitin 2018 shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike me shumë se vendet e tjera të Rajonit. Barometri i Ballkanit gjeti se 13 % e familjeve shqiptare kishin paguar tarifa korrupsioni për marrë një shërbim publik i cili ofrohet falas. Kjo përqindje ishte shumë më e lartë se vendet e tjera.

Pas Shqipërisë Kosova renditet e dyta për pagesat korruptive, pasi 8 për qind e familjeve e kanë pohuar këtë fakt, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë më të kufizuar fenomenin e pasi vetëm 4 për qind e familjeve kanë paguar për shërbimet publike.

Sipas të dhënave më të fundit korrupsioni mbetet mjaft i përhapur në Shqipëri edhe pse qeveria ka angazhuar portale të hapura online për të denoncuar rastet.
Anketa tregoi përkeqësim në krahasim me vitin 2017, ku 10 për qind e qytetarëve pohuan se kishin paguar korrupsion.

Korrupsioni shënoi përkeqësim gjatë vitit të kaluar edhe sipas indeksit të Transparency International, organizata udhëheqëse e shoqërisë civile që lufton korrupsionin në mbarë botën.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i rendit vendet në një shkallë nga 0 deri 100, ku vendet me pikët më të ulëta janë ato me nivel më të lartë të korrupsionit të perceptuar.

Që nga viti që Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi, vihet re përgjithësisht një trend rritës i performancës së saj në këtë aspekt. Megjithatë, për dy vitet e fundit rezulton një përkeqësim i situatës, bazuar në uljen e pikëve.
Shqipëria ka rezultuar me 36 pikë, duke u renditur në vendin e 99-të dhe me dy pikë më pak se vitin e mëparshëm.

Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin me pikët më të ulëta të CPI-së, duke rezultuar si vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Vendi më pak i korruptuar pas Shqipërisë në rajon rezulton Maqedonia dhe Kosovës me 37 pikë secila. Vendi me performancën më të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor rezulton Mali i Zi me 45 pikë, duke u renditur në vendin e 67-të./ Monitor

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr sërish vëmëndjen sot, nëpërmjet veshjes së tij.

Deputeti Gjuzi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto duke qëndruar në breg të detit, ku shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ofrojnë 35 milionë euro në sezon/ Ja kush është klubi i marrosur pas Gareth Bale

Publikuar

-

Nëse Gareth Bale thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në një nga 2-3 futbollistët më të paguar në botë.

Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” raporton se Beijing Gouan, klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar uellsianit një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Azi dhe jo vetëm.

Tani mbetet të mësohet nëse Bale do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending