LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat e frikshme/ Vasili: Ekonomia shqiptare drejt greminës

12 Korrik 2019, 10:14, Aktualitet CNA
Shifrat e frikshme/ Vasili: Ekonomia shqiptare drejt greminës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ndërsa ka rreaguar në lidhje me raportin e Komisionit Europian për situatën e ekonomisë shqiptare.

Vasili, në një deklaratë për mediat u shopreh se KE ka konstatuar greminën ku po katandiset ekonomia shqiptare dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është kryeministri Edi Rama.

Vasili theksoi se në raport thuhet se ?PPP-të, pra koncesionet e qeverisë paraqesin rrezik kyç dhe minojnë uljen e borxhit publik. PPP-të zënë 31% të Prodhimit të Përgjithshëm bruto dhe pritet të shtohen edhe me 15%. Gjithë kjo masë e madhe e koincesioneve shkon mbi 40% të PBB . Pra, 4 miliard e gjysëm euro për hiç gjë, për bishta rrugësh?.

Më tej, ai u shpreh se kjo sasi e madhe parash, është një borxh i stërmadh, nga e cila nuk përfitohet asgjë, do bëhet barrë për shqiptarët dhe për fëmijet e tyre në brezat që do vijnë.

Sipas Vasilit, me këtë sasi parash do mund të ndërtonte 15 qendra spitalore si ajo Nënë Tereza, do të mund të ringrinte dhe të ndërtonte nga e para të gjitha spitalet, sipas standardeve europiane. Do të mund të blente të gjitha llojet e vaksinave

Të gjitha shkollat e Shqipërisë mund të ndërtoheshin nga e para, me kushtet më të mira. Universitetet tona do kishin gjithë sistemin laboratorik të nevojshëm.

Po ashtu ai tha se shqiptarët janë në kufijtë e mbijetesës, dhe me këto para sipas Vasilit, çmimet e shprtës do të uleshin me rreth 40%./ CNA.al

Lajmet e fundit nga