Shanset për kualifikim, Partizani vjen me ndryshime në formacion për ndeshjen e kthimit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shanset për kualifikim, Partizani vjen me ndryshime në formacion për ndeshjen e kthimit

Publikuar

-

Brajan Braun, Theofilus Solomon dhe Jozef Ekuban. Partizani ka tre qendërsulmues tipikë në dispozicion, të afruar së fundmi gjatë merkatos së verës, por në ndeshjen ndaj Karabakut, asnjë prej tyre nuk e nisi nga minuta e parë. I vetmi që u përdor në pjesën e dytë ishte sulmuesi xhamajkan, Braun, ndërsa Solomon dhe Ekuban, pavarësisht se dolën në nxehje, nuk u preferuan nga trajneri Franko Lerda.

Në formacionin e ndeshjes së parë në “Selman Stërmasi”, italiani e rreshtoi skuadrën me skemën 4-3-3, ku në majë e nisi Eraldo Çinari. Lojtari shkodran bëri rolin e “pykës” deri në minutën e 36-të. Më pas Lerda bëri një lëvizje, me idenë për të shpërqendruar mbrojtësit e Karabakut.

Nga minuta e 37- të deri në të 58-ën, në majë u vendos Jasir Asani, ndërsa Çinari u spostua në krahun e majtë. Kjo lëvizje i dha të drejtë italianit, pasi në ato pak minuta Partizani krijoji tri mundësi të arta për gol. Pas minutës së 58-të, Lerda vendosi të hidhte në fushë xhamajkanin Braun, që mori menjëherë rolin e “pykës”, ndërsa nga krahët vepronin Asani dhe Çinari.

Për 90 minuta Partizani e ndryshoi tri herë qendërsulmuesin, duke konfirmuar edhe një herë se do ta ketë shumë të vështirë derisa të gjejë ekuilibrat me një lojtar fiks në atë rol. Tashmë mundësitë janë të mëdha, pasi nuk është e nevojshme të luhet me një numër 9 “fals”. Qendërsulmuesit në dispozicion janë më të shumtë se kurrë dhe me ndryshimin e skemës, tashmë Partizani do të ketë një tjetër strategji sa i përket lojës në repartin ofensiv, shkruan “Panorama Sport”.

Pas ndeshjes së fundit me Karabakun, i pyetur për faktin se u provuan tre lojtarë në majën e sulmit dhe nëse e ka më të qartë tashmë se me cilin prej tyre do të luajë në takimin e kthimit, trajneri Lerda nuk dha indicie me përgjigjen e tij: “Të shikojmë. Duhet të rikuperojmë energjitë e shpenzuara në këtë sfidë të parë. Do të shikojmë edhe se si do të ecin përgatitjet dhe situatën e javës për të përcaktuar se kush do të jetë në majën të sulmit në ndeshjen e kthimit”.

BRAUN NË MAJË

Edhe pse duhen edhe 6 ditë deri në ndeshjen e kthimit me Karabak, stafi teknik i Partizanit e ka një ide për strategjinë që do të ndërtojë. Mësohet se mbrojtja dhe mesfusha do të jenë të paprekshme, duke qenë se e kaluan “klasën” në sfidën e “Selman Stërmasit”.

Lerda ishte i kënaqur për mënyrën se si i zbatoi detyrat skuadra, duke qenë shumë e disiplinuar në veprimet mbrojtëse. Ndryshimi i vetëm që pritet të ndodhë në sfidën e kthimit do të jetë pikërisht maja e sulmit, pasi duke parë gjendjen e mirë fizike të xhamajkanit Braun, Lerda pritet t’i besojë një fanellë titullari. Me këtë lëvizje, pritet që një mes Çinarit dhe Mensah të ulet në stol. Shanset më të mëdha për titullar i ka shkodrani, ndërsa ganezi mund të përdoret më shumë gjatë lojës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr sërish vëmëndjen sot, nëpërmjet veshjes së tij.

Deputeti Gjuzi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto duke qëndruar në breg të detit, ku shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ofrojnë 35 milionë euro në sezon/ Ja kush është klubi i marrosur pas Gareth Bale

Publikuar

-

Nëse Gareth Bale thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në një nga 2-3 futbollistët më të paguar në botë.

Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” raporton se Beijing Gouan, klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar uellsianit një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Azi dhe jo vetëm.

Tani mbetet të mësohet nëse Bale do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending