LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezultatet e 30 qershorit/ PS çon katër padi në Kolegjin Zgjedhor

12 Korrik 2019, 14:30, Aktualitet CNA
Rezultatet e 30 qershorit/ PS çon katër padi në Kolegjin

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor katër padi për rezultatin e 30 qershorin.

Mësohet se PS ka paditur 4 kryetarët e bashkive të Devollit, Urës Vajgurore, Konispolit dhe Kuçovës.

Gjithashu PS kërkon shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë, pasi Komsioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i shpërndau.

Ndërkohë për miratimin e vendimeve të këshillave bashkiakë nëse do të votonin pro marrjes së mandateve nga kandidatët për kryetar në zgjedhjet e 30 Qershorit, duhen 5 vota në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Por me shumë gjasa, Klement Zguri do të votojë kundër, ndërsa kjo pritet të krijojë ngërç për marrjen e bashkive nga kryetarët e dalë nga 30 qershorin, pasi ata nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga