Qytetarit i thyejnë gishtërinjtë/ Policia e Vlorës nuk i pranon kallëzimin… – CNA
Connect with us

Aktualitet

Qytetarit i thyejnë gishtërinjtë/ Policia e Vlorës nuk i pranon kallëzimin…

Publikuar

-

“Fiks Fare” denoncoi veprimet e Policisë së Vlorës, e cila nuk i pranon kallëzimin një qytetari, duke e detyruar që ta zgjidhë vetë. Para pak ditësh, në rrugën “Transballkanike”, dy qytetarë janë konfliktuar me njëri-tjetrit.

Aldo Hoxhaj, i cili denoncoi ngjarjen në emisionin investigativ, po udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshorten dhe foshnjën e tyre.

“Fëmijën po e çonim në Spitalin e Vlorës, pasi e kishim sëmurë. Në atë rrugë, një person po udhëtonte me biçikletë dhe u hodh nga njëri krah në tjetrin menjëherë. Një nga gomat e biçikletës u përplas në makinë dhe u rrëzua. Pësoi gërvishtje të lehta. Dal nga makina dhe personi më ofendon rëndë. Grindemi të dy dhe për mos ta vazhduar, nisem sërish në Spitalin e Vlorës” thotë qytetari. Sipas tij, në momentin që mbërriti në Spitalin e Vlorës, ka lajmëruar në sallën operative policisë se ishte ai personi që kishte bërë aksidentin. Në spital mbërrin një patrullë policie, ky dy efektivët e shoqërojnë për në vendin e ngjarjes.”

“Një nga policët hipi në makinën time. Më tha se duhet ti kërkoja falje palës tjetër dhe gjithçka mbyllej. Sa mbërritëm në vendngjarje, katër a pesë persona mu vërsulën dhe më goditën me çtë mundnin. Policia nuk ndërhyri. Vetëm vëzhgonin. Më çuan në pusi’. Personat më shkaktuan thyerje të gishtit, plagë në kokë, kurriz dhe këmbë. Në vend që të më çonin në spital, më çuan në komisariat” thotë ai.

Ndërkohë, personat që e rrahën, mes tyre edhe ai me biçikletë, nuk u shoqëruan. Pas ngjarjes, Aldo thotë se ka shkuar në Policinë e Vlorës që të denoncojë ngjarjen, por askush prej oficerëve të Policisë Gjyqësore nuk ia pranon kallëzimin.

“Në gjithë këtë ngjarje unë isha më i dëmtuari. Personi tjetër vetëm gërvishtje dhe doli nga spitali. Shkoj në polici dhe më thonë jo ke përdorur leva apo armë. Unë s’kam përdorur asnjë gjë” thotë ai.

Pas denoncimit, qytetari shkon sërish në Policinë e Vlorës, për të bërë denoncimin. Takon oficerin e Policisë Gjyqësore, i quajtur Bardhosh. Ai i thotë se nuk i takon që të bëjë denoncim.

“Të ka bërë ai tjetri denoncim. Çështja mbaroj me ato materialet që të lanë ty të lirë ore zotëri, se di s’do ishe lënë i lirë!” e kërcënon oficeri. Qytetari shkon në sportelin e Policisë së Vlorës dhe i kërkon punonjëses të bëj denoncim. Punonjësja kontakton me OPGj, Bardhoshin.

“O shefi kemi një qytetar këtu, Aldo Hoxhaj, do të bëj një denoncim. Atë nuk e di unë shefi, paraqitet qytetari këtu dhe kaq. Dakort! Po hajde sqaroje këtu se dhe unë nuk kam pse ta mbaj qytetarin këtu. Dakort!” i thotë ajo, ndërsa pak çaste më vonë i thotë qytetarit se oficeri “nuk pranon asgjë”.

Pas insistimit të qytetarit, oficeri pranon ta qytetarin dhe prindërit e tij. Në biseda e sipër, sërish OPGJ nuk pranon që Aldo të bëjë denoncim, madje i kundërvihet dhe i thotë se “mban armë”. Në fund, i thotë që të gjejë mik dhe të gjejë gjuhën me personin tjetër.

Qytetari takon punonjësit e policisë që ishin në vendngjarje, të cilët i thonë se “të kemi bërë nder që je i lirë”. Ndërkohë, më pas shkon në Spitalin e Vlorës, për të pyetur për gjendjen e personit tjetër. Mjeku i thotë se është shumë mirë, madje ka dalë edhe nga spitali.

Qytetari shkon të bëj denoncim në Policinë e Vlorës

Qytetari – Bardhosh si je?

Oficeri i policisë – Ça bën ti. Aq gangster je ti që merresh me atë të dëmtuarin.

Qytetari – S’jam marrë me asnjë të dëmtuar. Ku u mora me të dëmtuar?

Oficeri i policisë – Po kush?

Qytetari – Unë s’kam vajtur fare.

Oficeri i policisë – Do mi bësh të fala Shkëlqimit atje. Dhe të vejë ti ai Hyskoja atje.

Qytetari – Kemi vajtur o burrë, na ka nxjerrë jashtë dje me shkelma.

Oficeri i policisë – Ore zotëri, ka bërë kallëzim ai.

Qytetari – Nuk ka bërë asnjë gjë, kush ka bërë kallëzim?

Oficeri i policisë – Nëma numrin e telefonit, se mirë e zgjidh unë atë punë.

Qytetari – Të kujt?

Oficeri i policisë – Tëndin.

Qytetari – Po s’e kam unë atë, ma morën ata mua gjatë rrahjes që më rrahën në asfalt.

Oficeri i policisë – Të them që atje lart keni shkuar dhe keni kanosur atë tjetrin.

Qytetari – Nuk kemi vajtur.

Oficeri i policisë – Ore zotëri, mirë që vajtët e dëmtuat ashtu, e bëtë ashtu, në atë pozicion ashtu. Po keni marrë dhe hekur e keni qëlluar dhe dërr dërr atje.

Qytetari – Po ku e kam qëlluar me hekur, ai s’ka asnjë shenjë me hekur.

Oficeri i policisë – Ec e bëni atje, më fal ça ka ndodhur.

Qytetari – I thamë, nuk pranon o shef. I thamë nuk pranon, ai thotë do lahet koka ime me gjak. Tani ça të bëj unë?

Oficeri i policisë – Unë nuk e di!

Qytetari – Të vete të bëj denoncim brenda?

Oficeri i policisë – Ku do bësh denoncimin?

Qytetari – Denoncim ore, unë jam i sakatosur.

Oficeri i policisë – Të ka bërë ai denoncim ty ore.

Qytetari – Po mirë do të bëj unë që më kanë rrahur.

Oficeri i policisë – Ku?

Qytetari – Atje në mes të policisë.

Oficeri i policisë – Ore ajo mbaroj me ato materialet që të lanë ty të lirë ore zotëri, se di s’do ishe lënë i lirë!

Qytetari i drejtohet sportelit në Policinë e Vlorë

Qytetari – Kam ardhur të bëj një denoncim.

Punonjësja – Për çfarë?

Qytetari – Ka ndodhur një aksident në (Rrugën) Transballkanike dhe disa persona më kanë qëlluar atje, më kanë rrahur, më kanë thyer dorë këmbë, këtej. Më kanë bërë…

Punonjësja – Sa ditë ka?

Qytetari – Ka që pardje.

Punonjësja – Po pardje pse s’keni…

Qytetari – Erdha po nuk më lejuan.

Punonjësja – Nuk të kanë lejuar?!

Qytetari – Po.

Punonjësja – Kush s’të ka lejuar?

Qytetari – Policia, nuk e di!

Punonjësja – Më thuaj pak Merin çuni?

Qytetari – Aldo Hoxhaj, bardhoshi (OPGj) iku, mos kërko Bardhoshin.

Punonjësja – (Flet në telefon) O shefi kemi një qytetar këtu, Aldo Hoxhaj, do të bëj një denoncim. Atë nuk e di unë shefi, paraqitet qytetari këtu dhe kaq. Dakort! Po hajde sqaroje këtu se dhe unë nuk kam pse ta mbaj qytetarin këtu. Dakort!

Qytetari – Ça të tha?

Punonjësja – Jam sqaruar me Aldon thotë, kaq!

Qytetari – Ça duhet të bëj unë tani zonjë, mund të më sqaroni?

Punonjësja – Bardhoshi më tha s’kam më punë aty, nuk kam ça të sqaroj. Kaq!

Qytetari – Nuk pranon denoncim?

Punonjësja – Nuk pranon asgjë.

Qytetari – Ok, faleminderit.

Qytetari shkon sërish në Policinë e Vlorës

Qytetari – Mund ta marrësh edhe njëherë Bardhoshin, kanë ardhur prindërit të takojnë.

Punonjësja – Po patjetër, i them unë tani. (Flet në telefon) O shefi kanë ardhur prindërit e atij çunit, duan të të takojnë. Ok, në rregull. Shefi më thotë është në ngjarje, kur të mbaroj ngjarjen do vij ti takoj prindërit e atij.

Pas disa minutash
(Oficeri i takon qytetarët në kafe)

Babai i denoncuesit – Vajta dje me byrazerin, për çfarë ka bërë djali…

Oficeri i Policisë – Ka bërë aksident dhe unë ndërhyra që të dalë jashtë ai. Dhe ti i kërkon llogari.

Babai i denoncuesit – S’kam kërkuar llogari për këtë erdha.

Oficeri i Policisë – Ti vete bën atje jo portofoli, jo ajo. Keni marrë leva dhe jeni bërë … Ngre kokën ti lartë, ngre edhe ai. Ai më keq sesa juve.

Qytetari – Ka kërkuar vetë që të vij Shkëlqim Hoxha për sqarim. Tani vajti megjithë xhaxhanë ky dje dhe i tregoi historinë ai. Si e rraha djalin tënd në mes të policisë. Më kanë rrahur në mes të policisë mua ata. Më mori Dionisi (OPGj tjetër) mua dje, më tha po vajte më brenda atje te spitali, unë do të fus brenda si familje. Më kërcënonte. Dhe leva s’ka njëherë. Dhe pistoletë që kishte thënë ai, nuk ka. Se mua në makinë s’më kanë gjetur asnjë. Kam qenë me fëmijë të vogël, ika për spital.

Oficeri i Policisë – (Flet në telefon) Këta më thonë mua kështu që ne vajtëm për t’u pajtuar dhe ai na nxori jashtë. Dhe kërkojmë pse na keni rrahur, s’e marr vesh çfarë keni bërë juve. Megjithatë unë do ti jap numrin, bëni ça të doni. Do ta marr prapë atë, se mora Hyson tani…

Qytetari – Thyerje e këmbës, dorës time. Ai llogarit atë që ka marrë raportin atje brenda.

Oficeri i Policisë – O Aldo, ti do të ishe brenda!

Qytetari – Unë do të bëj denoncimin. Unë jam drejtpërdrejt për denoncimin.

Oficeri i Policisë – Ça denoncimi do na bësh ti neve. O Shkëlqim, merre numrin e këtij dhe bëni ça të doni. Bën denoncim ti se ashtu…

Qytetari – Mua më ka çuar në prokurori ai.

Oficeri i Policisë – Në prokurori do vesh, se ti ishe për arrest, po ti je, je…

Qytetari – Unë dola shumë i pastër. Mua më rrahën në mes të policisë, policia ça po bënte?

Oficeri i Policisë – Nuk e di për atë unë.

Qytetari – A nuk e di ti, po sillni policinë!

Oficeri i Policisë – O Aldo, më dëgjo tani mua. Ti je Çajupi?

Qytetari – Ee unë jam.

Oficeri i Policisë – Edhe s’mban armë ti Çajup?

Qytetari – Jo, s’mbaj asnjë gjë. Po të mbaja…

Oficeri i Policisë – Nuk mban armë ti?

Qytetari – Po të kisha…

Oficeri i Policisë – Nuk kishe armë automatik ti?

Qytetari – Jo.

Oficeri i Policisë – Mirë. Takoni atë (të dëmtuarin) dhe uluni.

Qytetari – Ku do vemi, te spitali tani?

Oficeri i Policisë – Nuk e di, gjeni mikun tashi…

Takimi me policët që kanë qenë në vendin e ngjarjes

Polici – Të gjithë ata që bëjnë aksident arrestohen në mënyrë direkt. Ti nuk u arrestove, çamë vjen më tani?

Qytetari – Po si kam faj o burrë ti e pe vetë çfarë më banë ata. Më rrahën në sytë tuaj.

Polici – Ore më dëgjon mua.

Qytetari – Çfarë faj pata unë?

Polici – S’ka lidhje ajo, lidhje që bëre aksidentin. Ti je për aksidentin ore.

Qytetari – Për aksidentin jam i pafajshëm unë se s’ishte vrarë.

Polici 2 – Po të lanë këta, ti për aksidentin diskutohesh. Tu bë nder i madh.

Polici – Ti je për aksidentin ore zotëri.

Qytetari – Nuk jam për levat që thotë ai?

Polici – Jo, jo, je për aksident, je për aksident. Tu bë nder i madh për aksidentin u la i lirë

Qytetari – Në rregull.

Qytetarin shkon në Spitalin e Vlorës

Nëna e qytetarit – Mundet të futemi pakë brenda? Te dhoma gjashtë?

Roja i spitalit – Të futet kjo hë.

Nëna e qytetarit –Si jeni?

Mjeku – Mirë.

Nëna e qytetarit – Ka dalë ai i …

Mjeku – Po ka dalë.

Nëna e qytetarit – Ka dalë sot?

Mjeku – Po.

Nëna e qytetarit – rrofsh faleminderit

Mjeku – Mirupafshim. / Top Channel/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Berisha i përgjigjet akuzave të Vuçiç/ Zbulon “argatët” e tij në Tiranë

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e akuzoi se po punon për Shqipërinë e madhe.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Vuçiç me nje sulm te tille absurd ka dy synime kryesore.

Sipas Berishës, Vuçiç synon te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Ndërsa më tej, Berisha shkruan se  “Vuçiç duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe”.

Po ashtu Berisha thekson se “per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Pergjigje Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç!

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe.

Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore.

Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe.

Por ketu duhet te them qe ne fillim se, per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.

Por une e kam mbeshtetur dhe jam ndjere krenar me aktin burreror te Ramush Haradinajt kur ne vitin 2004 luftetari i lirise, komandanti trim i UÇK dha doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe u paraqit ne respekt te ligjit dhe drejtesise nderkombetare para gjykates se Hages, akt qe ai e perseriti edhe ne vitin 2011. Ne aulen e kesaj gjykate te respektuar ai provoi para familjes se tij, vendit dhe kombit te tij, por dhe mbare botes pafajesine e vet te plote.

Haradinaj, luftetar i lirise, me aktin e tij zgjodhi dinjitetin e tij, te detyres qe mbante dhe te vendit te tij. Ne te njejten kohe, idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullates civile muslimane ne Bosnje, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtesia nderkombetare, i tmerruar nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe kishte kryer. Jo rastesisht po bej kete krahasim, por jam i detyruar te rikujtoj se asokohe nje i ri nacionalist ekstremist serb mori fame me nismen e tij nje “shtepi per Mlladon”, nisme me te cilen ai ftonte serbet ti ofronin nje strehim te sigurte ku te fshihej nga Gjykata e Hages, pra nje vrime miu, heroit te Aleksander Vuçiçit, gjeneralit monster Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet te harroje se ky i ri nismetar i vrimes se miut per Mlladiçin ishte vet Aleksander Vuçiç.

Une gjithashtu e mbeshtes Ramushin sepse ai dy dite me pare, edhe pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage, perseri me civilitet dhe me dinjitet shtetari dha doreheqjen si kryeminister per t’iu pergjigjur thirrjes se Gjykates Speciale dhe, te jem i sinqerte, une besoj se njelloj si dy heret e tjera ai do provohet i pafajshem. Kete bindje ma perforcon me deklaraten e tij te djeshme vet Vuçiç, por kjo nuk eshte objekti i ketij shkrimi.

Se fundi, une e kam mbeshteur Ramushin sepse ne nje qendrim historik te drejte, gjate vitit te fundit Haradinaj beri te deshtoje projektin Serbise se Madhe te Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me tekniken e vjeter te Kalit te Trojes, duke marre peng me dosje apo transaksione te tjera, qe flamurin e zi te ketij projekti t’iua vare ne qafe argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit.

Une jam per tregtine e lire, por Ramushi taksen nuk e kishte kunder prodhuesve dhe tregtareve serbe.
E verteta eshte se taksa Haradinaj ishte takse anti Hashim, pasi ky i fundt, i marre peng me ndihmen e Vukçeviçit me dosje nga vet Vuçiç, sillet si argat i neveritshem i padronit te tij. Ramushi vendosi te themi dhe arbitrarisht taksen anti Hashim sepse ky i fundit ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha akteve nderkombetare mbi te cilat bazohet shpallja e pavaresise se Kosoves, ne te cilat jane percaktuar dhe vendosur kufinjte shteterore dhe integriteti territorial i saj, nxori ne treg te gjitha keto ne mbeshtetje te hapur te projektit te Serbise se Madhe, pra, defakto te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Shqiperia.

Por akoma me keq, Miladini shqipfoles, Ramushit dhe shqiptareve ua shiste kete si nje projekt te tij, pra te Prishtines, me te cilin ne emer te Serbise se Madhe donte te bashkonte Shqiperine me Kosoven dhe nga ana tjeter mashtronte boten se ai kishte mbeshtetje te gjere nderkohe qe ky projekt ne Kosove nuk mbeshtetej nga asnje force politike perveç Listes Serbe dhe rezidentures se Beogradit ne Prishtine. Kurse ne Shqiperi, mbeshtetes i vetem i tij eshte Zografi Bis dhe nje grup i ngushte i narkozyrtareve te tij.

Keto kisha lidhur me akuzen keqdashese por te drejte per mbeshtetjen time per Ramush Haradinajn, me te cilen me nderoi dje Aleksander Vuçiç.. (Vijon)/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fatorinoja bie nga autobusi/ Arrestohet shoferi i dehur

Publikuar

-

By

Një fatorino është plagosur në Durrës, pasi ka rënë nga urbani, i cili lëvizte me derën hapur.

Sipas policisë së Durrësit, në lidhje me ngjarjen në fjalë, është prangosur shoferi i autobusit, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth ores 10:00 në linjën e Unazës së Durrësit, në zonën e Ish-Kënetës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Punime në rrjet/ OSHEE: Zonat që do mbeten pa energji

Publikuar

-

By

Në disa lagje të Tiranës, në datat 22 dhe 23 korrik, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për rreth pesë orë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë OSHEE, e cila sqaron se ndërprerja e energjisë bëhet për shkak të disa punimeve në rrjet.

Në njoftimin zyrtar, bëhet e ditur se nga ora 09:00-12:00 në disa zona të Tiranës do të stakohet energjia gjatë datave 22-23 korrik, pasi po instalohet rrjeti i ri 20 kV.

22 korrik
09:00-12:00
Rruga “Oksana Budina”, rruga “Tasim Shehu”, rruga “Fitnete Rexha”, rruga “Tasim Shehu”, rruga “Xhafer Zelka”, rruga “Nikolla Lena”, rruga “Myslym Shyri”

11:00-13:00
Rruga “Rrexhep Tarja”

09:00-15:00
Zona Fushë Mëzez, zona “Misto Mame”,

23 korrik
08:30-16:00
Rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”

09:00-15:00
Rruga “Loni Ligori” pranë rrugës “Teodor Keko”, rruga “Joklin Persi”,  pranë Rrugës “Teodor Keko”, rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Brigada VIII”,

09:30-15:00
Rruga e Durrësit, rruga “Mine Peza”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”

09:00-16:00
Rruga “Fiqiri Basha” pranë rrugës “Don Bosko”, rruga “Riza Cuka”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending