Në kërkim për vrasje/ Arrestohet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për vrasje/ Arrestohet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë

Publikuar

-

krimi i organizuar

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar si “IRON HAND” ku ka rënë në pranga 29-vjeçari i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shqoërore, Artan Koçeku.

Koçeku në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e  D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “IRON HAND”

Kapet dhe ndalohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje, i cili qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.12.2017 ku ka mbetur i vrarë shtetasi A. Sh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim,  falë informacioneve të mara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “IRON HAND”, ku si rezultat është kapur dhe ndaluar shtetasi:

Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër.

Ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e  D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip “pistoletë”.

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi  Rr. D.,  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” .

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh.  35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./CNA.al

 

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin/ Arrestohet në flagrancë adoleshenti

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Stërvitje në kushte “ferri” për ekipin e njohur/ Pa tualete dhe pa telefona

Publikuar

-

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për tu përgatitur për sezonin e ri.

Disa prej tyre zgjedhin zonat kodrinore, ndërsa skuadra e Augsburg ka një tjetër destinacion. Gjermanët e drejtuar nga Martin Schmidt kanë vendosur që fazën përgatitore për sezonin 2019-2020 ta zhvillojnë në Alpet zvicerane.

Sipas tij, stërvitja në këto kushte do e ndihmonte skuadrën që të ndërtonte një frymë më të mirë dhe një formë më të lartë atletike.

Augsburgu do të kalojë disa ditë duke jetuar në kushte shumë të ndryshme për atë që lojtarët profesionistë të futbollit janë mësuar normalisht. Lojtarët dhe trajnerët do të flenë në kabina, me vetëm pajisje bazë dhe nuk do të kenë dushe ose tualete në dispozicion brenda kabina.

LEXO EDHE:  Vrasje misterioze/ Ekzekutohet i vetëshpalluri President i Çamërisë

Nuk ka valë për celularët dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, lojtarët duhet të ngrihen në orën 05:30 çdo mëngjes për të qenë gati për disa ngjitje malore, e cila fillon në orën 06:00.

Sipas trajnerit, përvoja do të tregojë aftësitë dhe kufizimet që secili lojtar ka. Schmidt gjithashtu beson se kjo metodë do të ndihmojë lojtarët të përballojnë nëse gjërat shkojnë keq gjatë sezonit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

LEXO EDHE:  Vrasje misterioze/ Ekzekutohet i vetëshpalluri President i Çamërisë

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending