Connect with Us

Merkel dhe dridhja/ Kancelarja qëndron ulur gjatë një pritjeje shtetërore

Aktualitet

Merkel dhe dridhja/ Kancelarja qëndron ulur gjatë një pritjeje shtetërore

Publikuar

-

Angela Merkel dridhet – i gjithë vendi është i shqetësuar. Të enjten kancelarja qendroi ulur gjatë një pritjeje shtetërore. Të tregosh dobësi në politikë? Kjo nuk është më tabu në Gjermani.

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe kancelarja e i ftuari i saj qëndrojnë ulur në karrike. Fare të qetë dhe pa asnjë dridhje Merkel dëgjonte himnet e të dyja vendeve.

Të mërkurën sërish një atak dridhjesh

Të mërkurën (10.07) kancelarja 64 vjeçare pësoi një atak të tretë me dridhje brenda pak javëve, në kohën që qëndronte në hollin e nderit të kancelarisë. Por pak pas kësaj Merkel u paraqit ashtu siç e njohin atë të gjithë prej shumë vitesh. E qetë, e saktë, pa emocione të mëdha, me një buzëqeshje të lehtë: “Jam mirë. E kam thënë edhe një herë, që ndodhem në një fazë për ta kapërcyer atë që ndodhi gjatë nderimeve ushtarake së fundi me presidentin Selenskyj. Kjo fazë duket ende nuk ka kaluar, por ka përparime. Më duhet të jetoj një farë kohe më këtë. Unë jam mirë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar.” Këtë deklaratë ajo e bëri vetëm një orë pasi kishte pasur dridhje të forta për herë të dytë.

Shëndeti i Merkelit: Temë kryesore e gazetave bulevardeske 

A është e sëmurë kancelarja? Mos vallë ajo është në forcat e fundit? Një ditë pas atakut të fundit gazeta më e madhe bulevardeske e Gjermanisë shkruan: “Nuk ka të ndalur.” Në mes të qershorit Merkel priti presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Selenskyj. Në hollin e kancelarisë ajo pati dridhje të forta. Nëntë ditë më vonë ndodhi e njëjta gjë. Në selinë presidenciale kështjellën Bellevue bëri betimin ministrja e re e Drejtësisë dhe kancelarja qendronte e sforcuar me duart para trupit, por shumë shpejt sërish ajo mundi të lëvizë.

Thjesht sepse nuk kishte pirë sa duhet lëngje?

Në rastin e parë të atakut gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit ukrainas, Merkel tha se nuk kishte pirë ujë mjaftueshëm. Faktikisht atë ditë në Berlin bënte shumë nxehtë. Pas atakut të dytë gazetarët nga kancelaria deklaruan, se kemi të bëjmë me sa duket me një lloj reagimi psikologjik, që Merkel tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht.

Bundespräsident Steinmeier überreicht Entlassungsurkunde (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Ajo që duket qartë dhe e kuptueshme, u trajtua nga zyra e shtypit të qeverisë si një çështje sekrete shtetërore. Pak minuta përpara se kancelarja të fliste hapur, se i duhej tani të jetonte me dridhjen e herë pas hershme, zëdhënësja Ulrike Demmer relativizoi. Gjithçka është mirë, kancelarja nuk ka gjë: “Ajo i ka përballuar shumë mirë të gjitha takimet javën e kaluar.” Kjo është e vërtetë. Merkel nuk i ka anuluar takimet, ka negociuar në samitin e G20 në Japoni deri natën. E këtë e ka theksuar Merkeli: “Jam mirë!”

Politikanë të sëmurë? Një risi në Gjermani

Fakti që në Gjermani po flitet relativisht hapur për gjendjen shëndetësore të kancelares dhe se si pozicionohet ajo ndaj kësaj, është një zhvillim i ri në Gjermani. Informacionet për gjendjen shëndetësore të kancelarëve në të shkuarën kanë qenë përjashtim.

Willy Brandt, kancelari socialdemokrat në fillim të viteve shtatëdhjetë, ka pasur për kohë të gjatë faza depresioni, por gjermanët nuk kanë ditur gjë për këtë. Helmut Kohl e ka përballuar si kancelar më 1989 ribashkimin, e po ashtu edhe tentativat e kritikëve brenda partisë krisitandemokratë (CDU) për ta rrëzuar atë, ndonëse ai vuante prej dhimbjeve të tmerrshme nga prostati. Askush nuk mësoi gjë për këtë.

Kancelarët e dinin se çfarë bënin. Gjermanët, të cilët e çmojnë besimin tek politika, nuk duan, që udhëheqësit e tyre të kenë dobësi dhe në të shumtën e rasteve as nuk duan ta dinë këtë. Edhe politikanëve në Gjermani më shume se në demokracitë e tjera u lejohet ruajtja e sferës private. Në vende të tjera kjo diferencohet. Sot në SHBA flitet hapur për vlerat e gjakut të presidentit, edhe në Francë nuk është e padëgjuar të flitet për shëndetin e presidentit. Por shembulli i SHBA-së tregon edhe se nuk ka qenë gjithmonë kështu: Presidentët Franklin D. Roosevelt dhe John F. Kennedy gjatë mandatit të tyre kanë qenë të sëmurë rëndë, por opinioni nuk e mësoi kurrë këtë.

Orar i plotë pavarësisht “Multipler Sklerose”

Komportimi mes daljes në publik dhe sëmundjes po ndryshon edhe në Gjermani. Kanë qenë disa raste të veçanta që kanë kontribuar në këtë drejtim. Kryeministrja mjaft popullore e landit  Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer nga partia socialdemokrate (SPD) ka folur gjithmonë hapur për sëmundjen e saj nga Multipler Sklerose. Diktaturat dhe demokracitë e menaxhuara e kanë të vështirë këtë. Qoftë në Europën Lindore apo në Azi, në Afrikë e në Amerikën Latine: diktatorët dhe autokratët nuk sëmuren, të paktën jo zyrtarisht. Për ta mbuluar këtë imazh Vladimir Putini kalëron me torsin e zhveshur në natyrë. Në Gjermani Angela Merkel gjatë pritjes me nderime ushtarake e ka zhveshur nga dramaciteti debatin për gjendjen e saj shëndetësore, duke deklaruar, se: “më duhet të jetoj tani për tani me dridhjen.” Ajo ka nisur të thyejë një tabu tashmë./ DW

Aktualitet

Shpërthen presidenti Meta/ Rilindja destabilizuese, organizatë antikombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” të mbëmjes së sotme ka deklaruar se jemi në situatën e nje “grushti te butë shteti” dhe se Rilindja nuk është vetëm organizatë shqiptare, por edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, jo në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë. Por  as të stabilitetit në rajonin tonë.

” Për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja, pasi unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi-14 vjeçe nuse!/ Fenomeni i martesave të minoreneve vazhdon

Publikuar

-

Nga

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

 Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur është gati SPAK për të nisur “kryqëzatën”?/ Përgjigjet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP

Publikuar

-

Nga

kreu i KLP

Shqipëria ka patur gjatë 28 viteve tranzicion 24 ministra Drejtësie, por nuk ka patur Drejtësi. Tre vjet pas ndryshimeve të thella kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi- publiku pret ende të shohë ngritjen e institucioneve të reja dhe mbi të gjitha pret të shohë “dhëmbët” e drejtësisë së re.

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë fjalorit të gjuhës shqipe është SPAK- e thënë thjesht: Prokoruria e Posaçme.

Objekt i punës së këtij institucioni janë veprat penale të korrupisonit dhe krimit të organizuar. SPAK  nuk pritet t’i nxjerrë fundin “krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta”, por pritet të jetë fillimi i fundit të një epoke që për emërues të përbashkët ka patur fjalën: PANDëSHKUESHMëRI.

Prej vitesh në raportet vjetore të Komisionit Europian është kërkuar hetimi, gjykimi, dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. E njëjta fjali u vendos kusht në listën e detyrave të Këshillit Europian që Shqipëria të hapë negociatat.

Pyetja sot është: kur do të nisë punën SPAK dhe a ka dhëmbë për  të bluar një lloj “mishi” me të cilin nuk është mësuar të merret drejtësia shqiptare.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar – thotë një maksimë e njohur për të gjithë juristët.

Interesi, kurioziteti dhe pritshmëritë për SPAK – janë në rritje veçanërisht po të kihet parasysh se kë mund të hetojë institucioni i ri:

Presidentin e Republikës,

Kryetarin e Kuvendit.

Kryeministrin.

Ministrat, zv/ministrat.

Deputetët.

Kryetarët e bashkive.

Me një fjalë: piramidën e pushtetit.

Po a është gati SPAK për të nisur kryqëzatën?

Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), institucion që “veton” kandidatët për SPAK dhe që liston edhe kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës.

I ftuar në emisionin “Përballje”, Ibrahimi ka thenë

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju,” ka shpjeguar Gent Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE