LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Më ndryshove jetën përgjithmonë"/ Në 1 vjetorin e lindjes së vajzës, Xhensila dhe Bes Kallaku "rrënqethin" me dedikimin

12 Korrik 2019, 08:53, Aktualitet CNA
"Më ndryshove jetën përgjithmonë"/ Në 1

Pas dasmës madhështore e cila u komentua shumë gjatë, më 12 korrik të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur i showbizit, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.

Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, e cila mbush sot plot 1 vit jetë, vendosi të na e heqë të gjithëve kuriozitetin për pamjen e vogëlushes.

?Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten .Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashke, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qare te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashke perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syte e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurre, kurre mos ndjej frike, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jete me ty.Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka.Ajka endrra jone e ber realitet.?- përfundon këngëtarja, e cila ka ndarë me ndjekësit edhe disa foto të tjera të vogëlushes së tyre.

Ndërkohë që Xhensila ka 3 ditë që po shkruan urimin për Ajkën (sipas Besit), Bes Kallaku vendosi shpejt e shpejt të publikonte këtë foto të ëmbël bashkë me një dedikim mjaft të përzemërt.
Ai e quan të bijën ?Ajka e zemrës sime? dhe i shpreh dashurinë ashtu siç di vetë, me humor dhe dhembshuri:

Dedikimi i Bes Kallakut:

O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar ?. Ç?ti bëjmë qaramanes? ?

Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet ?DASHURI?.

U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri.

Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën te të tjerët.

Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen.

Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.

Ne po të mësojmë si te ecësh vetë, si bën qeni apo macja, te thuash ?Besi? edhe ?Xhensila? (këtë mezi e shqiptojnë edhe të rriturit ne fakt ?).

Por sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.

Ta dish qe te dua aq shum sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga ?Johny Johny Yes Papa? e deri tek ?Baby Shark? ?

Ajka, o lul?e bukur e gjakut tim.

 

Lajmet e fundit nga