Kriza politike/ Alibeaj: Bar do hamë dhe diktaturën s’e pranojmë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kriza politike/ Alibeaj: Bar do hamë dhe diktaturën s’e pranojmë

Publikuar

-

deputeti i partise demokratike enkelejd alibeaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se kauza e Partisë Demokratike ka fuqi të madhe dhe sot shqiptarët nuk mendojnë më vetëm për interesin e tyre të vogël, por kanë brumin për të menduar për gjëra të mëdha si liria e zgjedhjeve dhe demokracia.

Alibeaj tha për A2 CNN se se në asnjë mënyrë nuk do ta pranojnë diktaturën që orfon kjo qeveri qoftë edhe në kushte ekstreme.

Ish-deputeti Alibeaj tha ndër të tjera “bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë”.

“Në fakt as bar nuk po hanë sepse situata ekonomike është shumë e keqe. Asnjë kryebashkiak i djathtë apo anëtar kryesie dhe të gjithë ata që ishin prezentë në atë mbledhje ku u diskutua djegia e mandateve nuk kanë pasur asnjë kundërshtim në lidhje me djegien e mandateve nga ana jonë. Të gjithë ishin të bindur se në atë situatë ku kishte degraduar Parlamenti, ishte rruga e vetme. Asnjë nga kryetarët tanë të bashkive, në momentin kur vendosëm që nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje, nuk pati pakënaqësi. Ata e kuptuan se kjo lëvizje e rëndë që bëmë, sepse është e rëndë, do të sillte më pas dobishmëri jo vetëm për PD-në, por dobishmëri publike”, deklaroi Alibeaj./CNA.al

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Çlirim Gjata: Do të vazhdojmë me strategji të reja

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli argjentinas hedh poshtë zërat e merkatos/ Kam folur me Conten, do qëndroj tek Inter

Publikuar

-

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Çlirim Gjata: Do të vazhdojmë me strategji të reja

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending