LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krim, drogë, ryshfet, prostitucion”/ Raporti i DASH, fytyra e vërtetë e qeverisë

12 Korrik 2019, 06:41, Aktualitet CNA
“Krim, drogë, ryshfet, prostitucion”/ Raporti i DASH, fytyra e

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se raporti i DASH tregoi fytyrën e vërtetët të kriminalizuar të qeverisë së Ramës.

Më tej, Vasili publikon edhe një pjesë të raportit, ku ndër të tjera thuhet “Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor.”/ CNA.al

Korrupsion, tendera të dyshimtë, ekonomia në krizë/ SHBA akuza qeverisë Rama

Lajmet e fundit nga