LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 102 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptarë/ Dy të arrestuar

12 Korrik 2019, 15:17, Aktualitet CNA
Kapen 102 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptarë/ Dy të

Dy shtetas, një grek dhe një shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë kufitare, pasi po tentonin të kalonin një sasi të konsiderueshme marijuane në shtetin fqinj.

Droga u kap në një automjet në Rajo, Igumenicë. Mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 102 kg 590 gram marijuanë.

Policia ka arrestuar shoferin grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar 36 vjeç, të cilit iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokainë, ndërsa iu sekuestruan edhe 2 celularë./CNA.al

Lajmet e fundit nga