Haradinaj premton mbështetje për Proshenkon/ Del biseda me komikët rusë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Haradinaj premton mbështetje për Proshenkon/ Del biseda me komikët rusë

Publikuar

-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është futur në kurth nga dy komikë rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus).

Njëri prej tyre është prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në Youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’ju uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rusë, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njoh Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

LEXO EDHE:  Goxhaj jep alarmin/ Jemi përballë një komploti të madh, qendra është Tirana

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në Twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’, shkruan gazeta Ekspres.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Twitter.

Pre e komikëve rusë ka rënë edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar, gjithashtu, se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rusë.

Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë./CNA.al

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

LEXO EDHE:  DW: Zhvillime të bujshme në Kosovë

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr sërish vëmëndjen sot, nëpërmjet veshjes së tij.

Deputeti Gjuzi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto duke qëndruar në breg të detit, ku shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu.

LEXO EDHE:  Goxhaj jep alarmin/ Jemi përballë një komploti të madh, qendra është Tirana

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ofrojnë 35 milionë euro në sezon/ Ja kush është klubi i marrosur pas Gareth Bale

Publikuar

-

Nëse Gareth Bale thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në një nga 2-3 futbollistët më të paguar në botë.

Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” raporton se Beijing Gouan, klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar uellsianit një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Azi dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  DW: Zhvillime të bujshme në Kosovë

Tani mbetet të mësohet nëse Bale do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending