Connect with Us

“Genocid i heshtur”/ Çfarë paralajmëron Agron Duka

Aktualitet

“Genocid i heshtur”/ Çfarë paralajmëron Agron Duka

Publikuar

-

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili është njëherësh edhe aleat i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e departamentit amerikan të shtetit.

Duka shkruan në rrjetet sociale se në këtë raport Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, kjo sipas OKB, do të sjellë edhe uljen e numrit të popullsisë që kreu i PAA e quan “genocid të heshtur”.

Postimi i Agron Dukës

Nëse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin nënvizohet se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike.
Vendi ynë rrezikon që në fund të këtij 100 vjeçari të ketë një popullsi të rrudhur me 62%. Kjo është edhe vjedhja e shekullit, vjedhje e së ardhmes së një kombi. Sigurisht, fajtorët për këtë skenar ogurzi nuk janë vetëm ata që sot mbretërojnë në shtetin monist, por e vërteta është se ata mbajnë përgjegjësinë kryesore në pengimin e zgjidhjes së një krize që, në një periudhë afatgjatë, do të ketë pasojat e një gjenocidi të heshtur. Një gjenocid që nuk po kryehet nga armiq të jashtëm, por nga njerëz që vendosin mbijetesën e tyre politike, përmbi mbijetesën e kombit.
Tani që e kemi të qartë se cila është e ardhmja që na pret, duhet të ngrihemi në lartësinë e kësaj sfide jetike për vendin. Duhet ndryshuar modeli politik dhe ekonomik i vendit, duhet të dalim nga spiralja e tmerrshme e krizave që ushqejnë kriza. Duhet një kontratë e re me shqiptarët, që të lejojë konkurrencën e ideve, dialektikën e shëndetshme politike, përfaqësimin e drejtë dhe të ndershëm të qytetarëve në organet vendimmarrëse. Koha është tani!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Duka tregon bisedën “sekrete”/Nëse ti je Fatos Nano, unë jam Sali Berisha

LEXO EDHE:  Raporti i DASH/ Katër raketa bunkerit të Ramës, u konfirmua inkriminimi i policisë

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Përçarja Kryemadhi-Basha/ Agron Duka sqaron “përplasjen”

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i DASH/ Amerikanët kërkojnë goditje të krimit dhe pastrimit të parave

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: