LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për SPAK/ Intervistohen prokurorët e dosjeve "të nxehta"

12 Korrik 2019, 10:40, Aktualitet CNA
Gara për SPAK/ Intervistohen prokurorët e dosjeve "të

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë edhe katër kandidatët e fundit që duan të bëhen pjesë e SPAK.

Kandidatët që do të intervistohen janë Dritan Prençi, Ndini Tavani, Vladimir Mara, Maksim Sota.

Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Anti- korrupsion në Tiranë Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht Prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë. Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.

Pyetjet për të lidhen me çfarë cilësie do të sjell prokurori Tavani në SPAK, çfarë do të thotë SPAK në botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor.

Komuniteti ndërkombëtar pyeti prokurorin Tavani , cila është qasja juaj organizative e parë kur merrni në dorë një dosje?

Vladimir Mara prezantoi para KLP aktivitetin e tij profesional ndër vite dhe disa nga çeshtjet më të spikatura që ka patur në hetim: goditje e grupeve kriminale si grupin e Tepelenës, dosja 339 me 74 personat nën hetim, sekuestim sasje të madhe narkotikësh heroinë në Kosovë, bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar duke përdorur metodat speciale të hetimit. Prokuror Mara është pyetur për afatin e zgjatjes së një çështje nga ato që keni hetuar, çfarë bëni për të mbajtur mendjen të shëndosh duke patur parasysh presionin dhe stresin me punën tuaj. Ka paraqitur për vlerësim dosjet që kanë mbaruar dhe secila prej tyre ka specifiken e nje dosje të ardhshme e SPAK dhe aktualisht kam 12 dosje në hetim. Ka hetuar shumë zyrtar të lartë shtetërore nga ish-ministrat, ish-deputët etj. Me pavaresinë e prokurorëve që buron nga ligji i ri rritet dhe përgjegjësia e tij për punën që ben. Mara iu pergjigj keshillit për rastin e vitit 2016, sekuestrim i sasisë së madhe prej 4 tone narkotikësh në Vlorë kur është akuzuar mediatikisht per fillmimin e aksionit të policisë. Mara pohoi se nuk ka qenë fare prezent në vendngjarjen dhe kam lajmëruar për dekonspirim duke kerkuar një hetim për personat që morën pjesë në aksionin e policisë. Në këtë rast media ka qene e perdorur dhe kam kërkuar që PP të bënte një sqarim publik. Si e keni menaxhuar dhe si ka ndikuar në punën tuaj çdo emërim dhe transferim që kenë patur në punën tuaj? Mara u shpreh se në çdo vend që ka punuar ka sjellë ekperiencën e tij dhe është përpjekur të bëj më të mirën në respekt te profesionin e tij.

Dritan Prenci prezanton 9 vitet e tij në Prok e Tropojës dhe 5 vite si Drejtues e Prokurorisë së Kukësit. Aktualisht komanduar tek Prokuroria e Krimeve te Renda. Dënime me burgime të përjetshme për Jaho Mullosmani, dënim me burg për 2 anatarë të familjes Hakellaj. Kurajo dhe vendosmeria kanë karakterizuar punën e tij pavarësisht egërsisë se grupeve kriminale me shtriri në vende të BE. Përfaqësoj në gjykatë aktualisht 2 çështje me zyrtare të lartë në hetim, ish-ministrin e brendshëm, ish drejtor i burgjeve akuazuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhurat për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çeshtje në hetim me më shumë se 5 gjyqe në ditë.

Çfarë ndjesi ju jep se keni marrë konfirmimin nga organet e vettingut? Keni patur nje kercënim real? Po ka patur për shkak të akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionin dhe aktualisht përfaqësoj në gjykatë rastin e tij. Nuk do të luhatem në vendimarrjen time për deri sa veproj konform ligjit. Çfarë vështirëse mund të hasë SPAK në hapat e saj të parë? Ndoshta mungesa e BKH, duhen ngritur sa më shpejt strukturat për hetim në mbështetje të punës si prokuror. Ndërkombetaret e pyetën, çfarë keni zgjedhur të bëni për të rritur aftësite e tua si prokuror?/CNA.al

Lajmet e fundit nga