Dokumentet/ Bindja Demokratike padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dokumentet/ Bindja Demokratike padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor

Publikuar

-

Bindja Demokratike, e cila është e vetmja parti opozitarer që garoi në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në Kolegjin Zgjedhor.

Padia, e cila mban firmën e Edmond Pirolit, kandidatit për kryetar bashkie në kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit në 76 qendrat e votimit të KZAZ-së numër 15 për Bashkinë e Kurbinit si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  "Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

Ky vendim i Bindjes Demokratike vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranoi ankimimet e kësaj force politike, e cila kërkoi të hapeshin kutitë në disa bashki, me pretendimet se kanë rezultuar votues edhe persona që nuk kanë qenë fare në Shqipëri./ CNA.al

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  "Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli argjentinas hedh poshtë zërat e merkatos/ Kam folur me Conten, do qëndroj tek Inter

Publikuar

-

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

LEXO EDHE:  "Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kthema dritën”/ 300.000 familje të varfëra pa elektricitet, qytetarët protestë para Kryeministrisë

Publikuar

-

Qindra qytetarë nga familjet e varfëra nga 5 qytete u mblodhën ditën e sotme për të protestuar përpara Kryeministrisë nën sloganin “Mirato VKM”

Në thirrjen e përbashkëta për rreth 1 orë ata kërkuan të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për nenin 95 të ligjit për “Sektorin e Energjisë Elektrike ”

Protesta u zhvendos prapa Kryeministrisë për të kërkuar një përgjigje nga Z.Rama për peticionin e dërguar ditën e henë, peticioni është firmosur nga 3500 qytetarë.

Në një intervistë për PortaVendore aktivistët tregojnë se: Ne kemi marrë ndërmarrë të gjithë hapat për të kërkuar që kjo VKM të miratohet, duke dërguar në muajin dhjetor më shumë se 150 ankesa nga qytetarët tek portali Bashkëqeverisjes, ende sot nuk kemi një përgjigje për ankesën, kemi zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësues institucionesh ku kemi folur për miratimin e VKM, ndërkohë që sot vendosëm të protestojmë pasi nuk ka më hapa të tjera për të bërë, qytetarër më te varfër të Shqipërisë ishin sot duke folur për hallin e tyre, jo për parti po për një problem real i cili prek më shumë se 300.000 familje të varfëra që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Neni 95 i Ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike u jep mundësinë familjeve të varfëra të rimbursohen nga buxheti i shtetit 210 këh ndryshe 2000 mijë lekë në muaj si lehtësim për faturën e energjisë elektrike, përpos kësaj do të mundësojë lehtësi në pagesën e kësteve.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 13 tetorit/ Ristani: E vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën

Ligji i miratuar në vitin 2015, kishte si afat 1 vit per të miratuar aktet nënligjore në mënyrë qe të ligji të kishtë fuqi vepruese, theksojmë se një qytetër nga Elbasani Z.Ilirjan Petriti është ankuar në Gjykatën r Tiranë për miratimin e VKM të nenit 95, por përgjigja e gjykatës ishte e ftohtë duke shpjeguar qe nuk kishte fuqi të detyronte Këshillin e Ministrave.

Mësojmë nga Aktivistët se 2 prej tyre janë futur në takim në Kryeministri për te disktuar rreth miratimin të VKM për nenin 95, ata tregojnë se: U takuam me Drejtoreshën e platformës së Bashkëqeverisjes, ata u shprehën se do na kthejnë përgjigje sapo të mbushet afati 1 javë nga dërgimi i peticionit më të gjithë opionet dhe mendimet e Kryeministrisë dhe Ministrive që janë përgjegjëse për këtë VKM, me tej aktivistët shprehen se familjet e varfëra kanë 3 vite që presin, dhe janë shkelur të gjithë afatët ligjore për ta miratuar, edhe sa do të presin qyterarët nga burokracitë e shtetit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending