CAS-i ishte shpresa e fundit/ Skënderbeu fundoset përfundimisht këtu! – CNA
Connect with us

Aktualitet

CAS-i ishte shpresa e fundit/ Skënderbeu fundoset përfundimisht këtu!

Publikuar

-

Skënderbeu ka marrë sot goditjen fatale. CAS ka bërë publik vendimin përfundimtar duke lënë në fuqi dënimin e UEFAs për përjashtimin me  10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet Europiane…

Padyshim një goditje fatale për futbollin shqiptar, por sidomos për qytetin e Korçës dhe gjithë futbolldashësist e këtij qyteti të cilët e shikonin ekipin e zemrës si të vetmin argëtim për të harruar sadopak hallet dhe problemet e jetës së përditshme.

Tani gjithçka ka marrë fund. Vendimi i CAS i vuri vulën gjithçkaje. Tani nuk ka më asnjë lloj shprese për pafajësi të Skënderbeut. Vendimi i CAS është i pazëvendsësueshëm dhe tani drejtuesit e klubit duhet të pranojnë hapur fajin e tyre.

Zërat për një kalim të çështjes në Gjykatën Federale, janë thjesht një tentativë për të mbajtur akoma me shpresë të kitë një qytet të tërë, pasi tani gjithçka është vulosur.

Ç’do alternativë e diskutuar edhe më parë, si ndryshimi i emrit, apo ndonjë mundësi tjetër, janë thjesht përpjekje të dëshpëruara për të larë sadopak njollën e madhe që i bënë Skënderbeut. Skënderbeu ka marrë fund. Ky emër, kjo histori, kjo emblemë, ka marrë përfundimisht vulën e turpit./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dokumentet-Berisha denoncon skandalin/ Si u grabit lulishtja e qytetit  

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit është përvetësuar lulishtja e lagjes “Çlirim” në Berat, nëpërmjet një kontrate fiktive.

Denoncuesi thekson se kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.-së Berat eshte pervetesuar ne prone private dhe për më tepër, sipas tij kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie.

“Pershendetje! Eshte pervetesuar lulishtia e lagjes “Clirim” ne qytetin e Beratit nepermjet nje kontrate fiktive. Kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.- Berat eshte pervetesuar ne prone private, kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie. Bashkia Berat dhe cdo institucin tjeter ka dijeni, por per shkak te mandateve dhe perfitimeve personale heshtin. Asnje nuk po reagon per kete pamje, duan te ndertojne pallat… Ju lutem mos heshtni! Me respekt”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E pabesueshme! Modelja e famshme tregon linjat perfekte 6 javë pas lindjes

Publikuar

-

Para 6 javësh, modelja e famshme Abbey Clancy është bërë nënë për herë të katërt.

33 vjeçarja ka treguar linjat e saj perfekte, gjatë pushimeve në Portugali.

Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë të bardhë dhe duhet thjesht mahnitëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

Publikuar

-

By

makina ne flake ne tirane shperthen eksplozivi

Një makinë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka sjellë panik në qytet, pasi makina ka marrë flakë në afërsi të një karburanti dhe dyshohet se ka rrezik për shpërthim.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending