Connect with Us

Basha takon ish kryeministrin e Kanadasë/ Ja cila është rruga drejt BE

Aktualitet

Basha takon ish kryeministrin e Kanadasë/ Ja cila është rruga drejt BE

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për takimin që ka patur me ish kryeministrin e Kanadasë,  Stephen Harper.

Në reagimin e tij, Basha shpreh vlerësime dhe mirënjohje për Harper, ndërsa e cilësoi atë një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Arrestimet e protestuesve/ Zbardhet plani i Opozitës

“Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU stephenharper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”,- shkruan Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashës i ka mbetur vetëm vula e 4-5 veta”/ Gazetari: Berisha me program e vizion

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, u shpreh se Lulzim Bashës sot i ka mbetuar vetëm vula dhe 4-5 funksionarë të cilët besojnë te ai.

Sipas tij, programi dhe vizioni i liderit historik të PD, Sali Berisha është ajo që po gjen terren dhe po tërheq demokratët aktualisht.



“Lulzim Basha e adresoi fushatën në mënyrë të gabuar, por të gjithë kishim bindjen se kundërshti edhe pse jo ende zyrtar, nuk ishte Basha, por Edi Rama. Dhe për të gjithë këtë, ne që besojmë te opozita dhe duam PD funksionale, u fokusuam te kjo. Pak a shumë ne biem të gjithë dakord për të pabërat e Bashës.

LEXO EDHE:  Basha mbledh Aleatët/ Alibia se “fajin e ka sistemi”, ka dështuar

LEXO EDHE:  Kushti i Topallit për t’u rikthyer në PD/ Basha i “vërsul” Palokën

Por ajo që është rebusi i momentit, programi i z.Berisha, vizioni, programi dhe pikat e z.Basha, është që në fund fare sot ne kemi një kryetar i cili ka një vulë dhe te vula e tij besojnë 4-5 veta që në fund fare përbëjnë institucionin e PD. Dhe pyetja është, si do të zgjidhet ky ngërç? A është kaq i fortë z.Basha me vulë në xhep?”, tha Koka ne Syri tv.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vaksinimi masiv/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur edhe 29,250 doza të tjera vaksine “Pfizer” në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastrirliu ka njoftuar se sasia e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë ka shkuar në 2,074,560.



Ndër të tjera Manastirliu ka bërë thirrje për vaksinim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE