Barometri i Ballkanit/ Shqipëria, vendi me korrupsionin më të lartë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Barometri i Ballkanit/ Shqipëria, vendi me korrupsionin më të lartë

Publikuar

-

Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbime. Përfundimi ka ardhur nga Barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik,, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.

Sipas Barometrit, raporton Top Channel: vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë./ CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Deklarata e fortë e Patozit/ Do shkoj deri në Hagë për të vërtetuar se zgjedhjet u vodhën

Publikuar

-

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, u shpreh se është i gatshëm të shkojë deri në Hagë, për të vërtetuar se këto zgjedhe u vodhën.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Patozi tha dërgimi i çështjes në gjykatë, bëhet për ti dëshmuar shqiptarëve dhe atyre që votuan se që këto ishin zgjedhje të cunguara.

“Ne kemi hyrë në këto zgjedhje me vullnetin tonë të lirë dhe jemi të vetmit dëshmitar okular që dëshmuam që këto ishin zgjedhje të cunguara.

Në rast se nuk do të egzistonte Bindja Demokratike të gjitha palët do të ishin të relaksuara dhe Edi Rama do ti kishte vënë kapakun “arkivolit” të zgjedhjeve të cunguara të 30 qeshorit. Ndërkohqë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të ishin duke u marrë më 13 tetorin, me një gënjështër e cila bëhet për të mbajtur veten me gajret derisa të vijë vjeshta. Pra ne ishin në këto zgjedhje dhe vazhdojmë të jemi si dëshmitarë të asaj që ky sistem është i kalbur.

Dërgimi i çështjes në gjyaktë, është se duam ti dëshmojmë shqiptarëve, publikut dhe zgjedhëzve tanë, atyre që na votuan që në këto zgjedhje u fut dora në kuti.

Për ne nuk është risi, mund ta evitonte mazhoranca por e ka të pamundur. Ky është një fakt dhe unë jam i gatshëm ti shkoj deri në gjyqin e Hagës kësaj pune nëse do ishte e mundur, që të hapet vetëm një kuti që ta zgjedhim ne. Pra një kampion, një zonë zgjedhore, mos merremi me gjithë Shqipërinë se Shqipëria është e madhe, zgjat procesi.

Ne kemi dy javë që kur janë zhvilluar zgjedhjet që kërkojmë të hapen kutitë dhe nuk na jepet kjo mundësi. Na u rrëzuan 41 ankimet në KQZ arbitrarisht sepse treguam që ne as nuk i duheshim Edi Ramës në këto zgjedhje dhe as nuk na duhej ne. Që do të thotë atij nuk po i  shërben, përkundrazi i është kthyer në ferr nëpër këmbë Bindja Demokratike, sepse askush nuk thotë që meqe ishte Bindja Demoktike, këtij i quhen zgjedhjet normale. Nuk ishin zgjedhje normale. E para njëherë se nuk ishim e vetmja parti që garonte përveç Partisë Socialiste, dhe e dyta, sot Bindja Demokratike i është kthyer në një pengesë që ai të marri shpejt rezultatin dhe të mbarojë punë me bashkitë, sidomos bashkitë e djathta apo bashkitë që i kontrollon LSI-ja sot.

Pra ne do ta çojmë deri në hallkën e fundit të gjyqsorit ankimin tonë, me shpresën që një kuti po të hapet do të provohet që këto zgjedhje u vodhën sërish si ato pararendset, dhe ato para pararëndësve.”-u shpreh Patozi në studion e “Top Talk”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Luanën do ta merrja si figurante në klip”/ Këngëtari i njohur e thotë pa doreza

Publikuar

-

Këngëtari i njohur shqiptar Ervin Bushati,pasditen e sotme, ka qenë i ftuar në emisionin “Trokit” të Ermal Peçit.

Bushati së bashku me Xhoin kanë promovuar klipin e tyre më të ri “Dadusha” dhe kanë folur përsa i përket klikimeve.

I pyetur se si ndihet përballë atyre që marrin miliona klikime për pak orë kënëgtari është përgjigjur: “E para e punës nuk ka ndodhur Ermal se e kam përgjigjen gati. Ata që i kanë bravo i qoftë. Klikimet janë thjesht shifra. Përderisa jam ende në treg, përderisa më bie telefoni nga çdo cep i botës jam ok”.

Teksa Ermali i ftoi këngëtarët në lojrat e programit, Ervini i rikthehet debatit online pas deklaratës së tij për Luanën. Është penduar? Do bashkëpunonte me të?

‘Pa vetdije thashë se Luanën do e merrja figurante në klip. Unë nuk jam penduar, e thashë natyrshëm. Por bravo, atë e duan, bravo’. Dmth do bashkëpunosh me të, këtë po më thua?- iu drejtua Ermali. ‘Ishte e kundërta (qesh).

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti gjendet i vrarë në makinën e tij

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij.

30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma. Ngrihen hipotezat se lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending