LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aknet në trup/ Çfarë po ju ndodh dhe si t'i kuroni ato

12 Korrik 2019, 12:10, Lifestyle CNA
Aknet në trup/ Çfarë po ju ndodh dhe si t'i kuroni ato

Në këto tre muaj vere, problemi kryesor i njerëzve janë aknet në trup ose në fytyrë të cilat shkaktohen nga djersa e shpeshtë. Por nëse ato po ju shtohen duhet patjeter të bëni një kontroll mjekësor te mjeku specialist. Kështu do mund të identifikoni llojin e lëkurës suaj dhe se çfarë nevojitet saktësisht për shqetësimin tuaj.

Por për një pastrim më të thellë ju duhet të përdorni 3 produktet e mëposhtme të cilat sipas njerëzve janë më të dobishmet për lëkurën tuaj.

1. Produktet të cilat përmbajnë acid salicilik janë po ashtu të këshillueshme. Dermatologët thonë se acidi në fjalë mundëson një depërtim dhe pastrim të thellë të lëkurës.

2. Thuhet se vaji i kamforit është miku më i mirë i kujtdo që ka një lëkurë të yndyrshme. Do të mundësojë vrasjen e baktereve që shkaktojnë krijimin e akneve. Ky vaj mund të jetë pak i ashpër për lëkurën e thatë ndaj përdoreni në mënyrë të moderuar.

3, Sapuni i zi afrikan është i përshtatshëm për çdo lëkurë dhe mjaft i pasur me antioksidantë. Ai gjithashtu redukton sasinë e yndyrës në trup dhe madje ndihmon në përmirësimin e ekzemës.

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga