Connect with Us

Absurdi i rezervave të sigurisë/ Kosto 500 milionë euro, do të paguhet nga tarifat e shtuara

Aktualitet

Absurdi i rezervave të sigurisë/ Kosto 500 milionë euro, do të paguhet nga tarifat e shtuara

Publikuar

-

Një projektligj i qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë bruto në vend, ka ngjallur reagimin e aktorëve të tregut.

Burime zyrtare nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohuan se ky projektligj është një paradoks në të gjitha aspektet, që nga kushtetutshmëria e vendosjes së tarifës, mungesa e analizës për raportin kosto-përfitime të kësaj nisme, përmbysjen e modelit të rregulluar se si funksionon tregu sot dhe mbi të gjitha në koston e lartë absurde që vlerësohet në minimum 500 milionë euro, do të kishte ngritja dhe menaxhimi nga një Agjenci e posaçme e rezervave të karburanteve.

Një kosto kjo që do të transferohet direkt tek konsumatori, ashtu siç ndodh rëndom me të gjitha taksat apo tarifat, ndërsa përfitimet që do të kishte ekonomia janë inekzistente. Operatorët ngrenë dyshime dhe se qëllimi i këtij drafti është thjesht tu gjejë punë qindra depozitave të naftës, që sot kanë mbetur bosh për arsye të mbikapacitetit dhe falimentimit të operatorëve të naftës në vite.

Le t’i marrim me rradhë:

Si është situata sot

Licencimi i kompanivë të karburanteve sot është i rregulluar me ligjin 8450 për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës e gazit dhe nënprodukteve të tyre. Ligji përcakton kushtet për marrjen e licencës dhe rregullon  mbajtjen e rezervave të sigurisë nga vetë kompanitë, dhe siç pohohet në ligj, ai bazohet dhe në direktivën e Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës për mbajtjen e rezerves minimale te sigurise për naftën dhe/ose nënproduktet e saj.

Kushti që të marrësh licencë është që kesh depozitë për mbajtjen e rezervave të sigurisë, që fillimisht ka qenë e barabartë me 15 ditë konsum, më pas u rrit në 30 ditë dhe aktualisht është 90 ditë kalendarike. “Që nga viti ’93, kur është liberalizuar tregu nuk ka pasur kurrë krizë të furnizimit me karburant, madje as në vitin 1997”, pohon Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

Këto depozita sot mbahen me kosto pothuajse zero, sepse investimi është kryer dhe operatorët kanë magazine të lira, dhe kur kanë kontraktime dhe furnitorët e mëdhenj e depozitojnë pa pagesë.

Ndërsa Ligji i ri parashikon krijimin e një Agjencie, që do të jetë përgjegjëse e mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë të naftës bruto  dhe nënprodukteve të saj, e autorizuar për të blerë, magazinuar, menaxhuar dhe shitur rezervat e sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj në Republikën e Shqipërisë përfshirë dhe rezervat specifike. Sipas draftit, rezervat e sigurisë krijohen dhe mbahen për të siguruar furnizim të pandërprerë të tregut me produkte energjetike hidrokarbure.

Depozitat kanë mbikapacitet, 80% e tyre sot janë bosh

Rreth 10 vjet më parë, në kuadër të një projekti të Parkut Energjetik, të iniciuar nga qeveria e atëhershme Berisha, kompanitë filluan të investonin për ndërtimin e depozitave të karburanteve në Porto Romano, Shëngjin, Vlorë etj. Investimet u rritën me shpejtësi, duke krijuar mbikapacitete.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se aktualisht, kapaciteti i depozitave të karburanteve në Shqipëri është 800-1 mln ton, i cili është i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e më shumë se 1 viti me naftë.

Aktualisht vetëm 20% e këtyre depoztave sot është në funksion, pra është e mbushur me karburante.

Tregtimi i karburanteve është sektori me lëvizje të mëdha, mbyllje të kompanive, rritje apo rënie stratosferike të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e depozitave ka mbetur e papërdorur, teksa në vite shumë kompani kanë falimentuar apo janë larguar nga tregu. Taçi Oil (me depozita në Durrës), Bolunmez Petrol (që kishte depozita në Shëngjin) dhe Gulf (Sun Petroleum Albania) tashmë janë jo aktive.

Duhen minimumi 500 milionë euro për të krijuar rezervën e re të sigurisë

Drafti i ri parashikon që shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë të paktën 90 ditë mesatare ditore të importeve  neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë të konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson, bazuar në të dhënat e Doganave, se në vitin 2018, konsumi total i produkteve energjetike hidrokarbure (nafta, benzina, karburanti për avionë, gazi) në vend ishte 1.6 milionë ton, apo rreth 1.85 miliardë litra. Konsumi rritet mesatarisht 5% në vit. Për të krijuar rezerva për 61 ditë (për rreth 310 milionë litra), kosto minimale e blerjes së tyre do të ishte rreth 300 milionë euro, llogarit Shoqata.

LEXO EDHE:  Nafta, bakri dhe hekuri fusin eksportet në krizë

Kësaj i shtohet dhe kosto e magazinimit, ku alternativat janë ose të ndërtohen depozitat nga e para, ose të merren me qira ato ekzistuese. Ndërtimi për depozita me kapacitet rreth 200-300 mijë ton kushton mbi 200 milionë euro, ndërsa dhe nëse do të merrnin depozita me qira, ajo do të kushtonte minimalisht 10 dollarë në muaj për ton në muaj, në total 20 mln euro në muaj (për 200 mijë ton), ose 240 milionë euro në vit.

Pra, vetëm blerja e naftës dhe magazinimi i saj kanë një kosto prej të paktën 500 milionë eurosh, që sipas Shoqatës është absurd. Këtyre u shtohen dhe kostot e sigurimit, ato administrative, përdorimi i portit, shkarkimi dhe për më tepër këtë sasi karburanti nuk e mban dot gjendje shumë se 2 vjet sepse prishet. Një tjetër problem është se nëse çmimi bie, atëhere zhvlerësohet sasia e karburantit të blerë me një çmim më të lartë, pasi ai nuk qarkullon.

I gjithë tregu i karburanteve sot qarkullon rreth 1.3-1.4 miliardë euro në vit, sipas vlerësimeve të Monitor bazuar në të ardhurat e kompanive dhe importeve vjetore të karburanteve e gazit.

Pra, kosto e krijimit të rezervave nga e para është sa gati 35% e gjithë vlerës vjetore të tregut të produkteve energjetike hidrokarbure.

Ligji i ri parashikon që kosto e krijimit dhe mbajtjes së kësaj rezerve  do të sigurohet nga:

– Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë në përputhje me nenin 11;

– Kredi të mundshme të marra në përputhje me legjislacionin në fuqi;

– Të ardhurat nga shitja e rezervave;

-Të ardhurat nga shitja e shërbimeve;

– Burime të tjera

Ligji nuk specifikon se sa do të jetë tarifa, por operatorët e tregut pohojnë se çdo kosto shtesë që ata kanë do transferohet në çmim.

Aktualisht, sot nafta del në treg me 75-77 lekë/litër , nëse nuk do të kishte asnjë taksë dhe nëse llogariten shpenzimet dhe fitimet e kompanive. Ajo shitet në tregun me pakicë me rreth 170-177 lekë, pra rreth 50-60% e çmimit të saj janë taksa, që paguhen nga konsumatori. Në këto nivele, nafta në Shqipëri është ndër 20 më të shtrenjtat në botë, sipas Global Petrol Price dhe më e shtrenjta në Europë bazuar në fuqinë blerëse, ndërsa ka një  cilësi skandaloze, me makinat që lëshojnë tym të zi në rrugë dhe nuk po merret asnjë masë për të frenuar këtë fenomen. Në vite janë shtuar taksat e fshehta, si skanimi, rilicencimi, ndërsa pothuajse gjithë rrugët planifikohen të bëhen me pagesë.

Për më tepër, sqaron Shoqata, Kushtetuta pengon të vësh taksë dhe tatime pa ligj. Edhe në rastin konkret, kur kjo kamuflohet si tarifë, kjo e fundit vendoset në funksion të marrjes së një shërbimi, që në këtë rast nuk ekziston.

Në rezultante, vlerëson Shoqata, ky është një projekt me një kosto tepër të lartë, që nuk sjell asnjë shërbim në treg, por vetëm do të transferohet te konsumatorët fundorë përmes çmimit të naftës. Shoqata sqaron se edhe nëse këto depozita ngihen, kompanitë do të vijojnë njësoj të mbajnë rezervat e tyre të sigurisë, për vetë natyrën e funksionimit të aktivitetit të tyre, ndonëse ligji i ri nuk do i njohë më ato pas krijimit të rezervave të veta.

Shoqata sqaron se aktualisht situata është e rregulluar dhe është e mjaftueshme që Inspektoriati Shtetëror Teknik të zbatojë ligjin aktual për kontrollin e mbajtjes së rezervave të sigurisë për 90 ditë kalendarike (nëse gjenden me shkelje kompanitë gjobiten sa gjysma e vlerës së asaj që mungon). Psh, nëse zbatimi i ligjit do të ishte imponuar, në rastin e falimentimit të kompanisë Gulf, e cila mëse një vit më parë shiti tollona dhe u zhduk nga qarkullimi, shteti do të mund të kishte konfiskuar rezervën e sigurisë dhe do të mund t’u kthente klientëve një pjesë të borxheve…/ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi pas tëmetit/ Rama premton transparencë: Çdo ditë…

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi pas tëmetit/ Rama premton transparencë: Çdo ditë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të shumta për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku mbetën viktimë 51 persona.

Rama deklaron se rindërtimi është një arsye e fortë krenarie, ndërsa ka publikuar punën e bashkisë së Durrësit gjatë një viti.

Kreu i qeverisë premton publikisht se do të bëjë transparencë, duke publikuar çdo ditë ecurinë e punës për secilën bashki.

“Bilanci i 1 viti përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

• Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere

• Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve

• 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara

• Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4

LEXO EDHE:  Aksioni për karburantet/Bllokohen 2 subjekte, 5 të tjerë në procedim

LEXO EDHE:  Cmimi i naftes ne ulje ne te gjithe boten, rritet vetem ne Shqiperi dhe Ukraine

• 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD

• 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi

• Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore

• Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit

• Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm

***çdo ditë në vijim do të mund të gjeni këtu pasqyrën e çdo bashkie sipas radhës”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli nxjerr shifrat/ Mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2019-ën

Publikuar

-

Nga

Topalli shuplakë Bashës/ Është në pazar me Ramën, e bëri mbret në Parlament

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, ka publikuar shifrat e shqiptarëve që kanë përfituar leje qëndrimi në vendet e BE në vitin 2019.

Duke iu referuar Eurostat, Topalli deklaron mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në vendet e BE dhe Shqipëria llogaritet si vendi i 11 në botë për azilkërkuesit.

Ajo thekson se nga këta, 22 mijë shqiptare morën leje për bashkim familjar, mbi 123 e 600 shqiptarë përfituan leje për arsye të punësimit, mbi 2200 për studime dhe mbi 15 mijë për arsye të tjera siç është edhe azili.

Mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE më 2019, përfituesit e 11 në botë

Për vitin 2019 sipas të dhënave të Eurostat morën leje qëndrimi në BE 60 mijë e 259 shqiptare, duke u renditur kështu të 11-tët në rang global me numrin e lartë të leje qëndrimeve të përfituara, ndër të gjitha shtetet e botës jo BE.

Të dhënat tregojnë se mbi 22 mijë shqiptare morën leje për bashkim familjar, mbi 123 e 600 shqiptare përfituan leje për arsye të punësimit, mbi 2200 për studime dhe mbi 15 mijë për arsye të tjera, ku përgjithësisht përfshihen azilkërkuesit”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas tabelës së Eurostat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediat e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit/ Gabim që ju dha titull Surroit

Publikuar

-

Nga

Mediat e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit/ Gabim që ju dha titull Surroit

Në një shkrim në gazetën Shqip të falimentuar në print, sot e drejtuar nga një shërbëtor i Ben Blushit ka ardhur reagimi pas lajmit për heqjen e titullit “Qyetar Nderi” të Veton Surroit.

Në shkrim thuhet se Bashkia e Kukësit kishte gabuar me dhënien e titullit “Nderi i Qarkut të Kukësit” ndaj publicistit.

Shkrimi redaksional tregon qartë linjën e kësaj medie online, që përdoret për sulmet dhe zullumet personale të Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës.

Megjithatë, pyetja, apo dilema që lind në këtë logjikë, është se përse ju dha Veton Surroit një çmim në qarkun Kukës në vitin 2015. Zoti Surroi është një intelektual, shkrimtar, publicist dhe botues i njohur në Kosovë. Ka qenë prezent në politikë dikur me partinë “Ora”, por që u shkri pas dështimit të saj në rrafshin elektoral. Por ende nuk është marrë vesh se përse atij ju dha një çmim “Qytetar Nderi” i qarkut të Kukësit, kur realisht për Kukësin nuk se ka një kontribut të njohur e të shquar, përveçse ka paguar prej 20 vjetësh një korespondent nga Kukësi të gazetës së tij “Koha Ditore”, shkruan shqip.

Kurse Zoti Surroi as ka jetuar asnjëherë në Kukës, pasi edhe shtëpinë e tij verore ai e ka në Qerret, ku shpesh në rrjetet sociale ndan momente të ndryshme të jetës. Kjo zallamahi e ndodhur sot tregon mos seriozitetin e shtetit e institucioneve me një akt serioz siç janë medaljet e çmimet nderuese. Ato jepen për qoka e për të kaluar radhën, ashtu si kafet e birrat në një lokal, sipas senseve të momentit”, mbyllet qëndrimi i medias në pronësi të Vjollca Hoxhës, që drejtohet nga “kamikazi” i Ben Blushit, ortakëve të pronarëve të inceneratorëve

LEXO EDHE:  Nafta, bakri dhe hekuri fusin eksportet në krizë

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 240 litra naftë kontrabandë/ Arrestohet autorët

Për Blushin, vjollcën dhe ushtarët e tyre ndoshta do ishte më mirë të bëheshin “Qytetarë Nderi” Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që i kanë aksionerë në biznese dhe u japin miliona për reklama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE