Connect with Us

“99-shi i Lalit në KPK”/ Hije dyshimi, Veliaj kontrollon Vettingun

Aktualitet

“99-shi i Lalit në KPK”/ Hije dyshimi, Veliaj kontrollon Vettingun

Publikuar

-

Vettingu është kthyer në kryefjalën e ditës. Pastrimi i sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit pritet t’i hapë rrugën Shqipërisë për në BE.

Këtë proces po e kryejnë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm.

Janë këto dy komisione që vlerësojnë nëse një gjykatës apo një prokuror, duhet të mbetet apo jo në sistemin e drejtësisë.

Po, kush i kontrollon këto komisione, anëtarët e të cilëve nuk kanë kaluar në Vetting publik si gjyqtarët dhe prokurorët.

Sa të denjë janë ata për të ngritur të ashtuquajturën drejtësi të re dhe sa të lirë janë nga politika që i ka zgjedhur?

Një numër jo i vogël i anëtarëve kanë lidhje të pastra politike me sistemin e Rilindjes.

Një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që bën Vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, në Shkodër, nën siglën e G99.

Anëtari i KPK -së, Roland Ilia ka dalë, gjiri i G99 i Erion Veliajt, ka përfunduar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

                  Lista e kandidatëve të koalicionit të majtë në Shkodër, viti 2009

Ilia ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99, por kjo e fundit dështoi pasi nuk mori asnjë mandat.

Pas dështimit spektakolar, Roland Ilia ka punuar si avokat dhe pedagog në Shkodër, derisa erdhi koha për t’i hyrë sërish në punë Veliajt dhe Partisë Socialiste, ku ai bën pjesë aktualisht.

Kaloi filtrat e Kuvendit, apo filtrat e lidhjes me Veliajn dhe Rilindjen?

Komisionerët e Vettingut duhet të jenë depolitizuar, por për anëtarin e KPK -së, Roland Ilia, nuk mund të thuhet një gjë e tillë.

LEXO EDHE:  Skandali me Valdrin Pjetrin/ Ish-deputeti mesazh Ramës

Ka dyshime që Veliaj nëpërmjet tij kontrollon sistemin e Vettingut. Gjyqtarët dhe prokuroët e preferuar të Veliajt, dyshohen se favorizohen nëpërmjet anëtarit të KPK-së , Roland Ilia, i cili është bërë pjesë e Komisoonit në kundërshtim me ligjin.

Duke qenë se në vitin 2009 ka kandiduar për deputet në siglën e G99 të Veliajt në kohën që ky i fundit ishte në koalicion me Partinë Socialiste dhe sot është pjesë e KPK, do të thotë që Ilia, po jep vendime për gjyqtarë e prokurorë, në mënyrë të kundërligjshme, vetëm e vetëm në sajë të lidhjeve politike që ka.

“Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:…nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit”, , thuhet në neni 6 mbi kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, të Ligjit, për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve Nr. 84/2016.

Në vitin 2017 janë përzgjedhur anëtarët e Komisionit të Vettingut, pra, pa u bërë ende dhjetë vite nga koha kur Ilia kishte garuar për deputet dhe kur angazhohej në politikë.

Nëse ai do të justifikohet se nuk ekziston më G99, e ka gabim , pasi ekziston Veliaj. Thënë më qartë, G99 dhe të njëjtët njerëz janë shkrirë në PS.

Mjafton ky fakt, për të ngritur dyshime se Vettingu po kontrollohet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Për të qenë trasnparent ne jemi të hapur edhe për versionin e Veliajt, nëse Ilia është apo jo “gogla” e tij në KPK./CNA.al

Nga dështimi në G99 tek Komisioni i Vettingut/ Si ka ndryshuar pasuria e Roland Ilias

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Publikuar

-

Nga

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima  dhe 98 të infektuar me koronavirusin e ri, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.



Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për infektimin edhe të një punonjëse të një kopshti në Sveti Nikollë, për çka më pas është vendosur për mbylljen e gjithë objektit. Të premten ishin regjistruar dy infektime në kopshtet në Shkup dhe Manastir, duke çuar në izolimin e fëmijëve dhe të personelit të kopshtit.

LEXO EDHE:   “Tmerr, më keq nuk bëhet”/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Veliajt

LEXO EDHE:  “Tani të janë qepë ty të gjithë si zdroms”/ Rama i “tërheq veshin” publikisht Veliajt

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rasti i familjes Cakoni/ Berisha nxjerr dokumentin: Kontrata për dhurimin e banesës u bë katër ditë pas denoncimit të PD

Publikuar

-

Nga

“Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e vaksinës”/ Berisha ngre alarmin: Pasojat do jenë të mëdha

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj sot akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaron se Rama po mashtron për dhurimin e apartamentit.

Berisha ka publikuar një dokument të siguruar nga një qytetar dixhital dhe deklaron se kontrata për dhurimin e banesës është nënshkruar katër ditë pas denoncimit të PD.

“Përgënjeshtrim i Edvin Hajdutit! Mashtrim i pafytyrë i Edvin Hajdutit dhe narkozyrtarëve të tij për kontratën për apartament e familjes Cankoni që humbi 8 pjesëtarë të familjes nga tërmeti.

LEXO EDHE:  I del Ramës kundër për të marrë drejtimin e partisë/ Flet Erion Veliaj

LEXO EDHE:   “Tmerr, më keq nuk bëhet”/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Veliajt

Kontrata u nënshkrua me datën 7 shtator, 4 ditë pas denoncimit nga mediat të braktisjes dhe mashtrimit të kësaj familje nga Edvini”, shkruan ish-kryetari i PD-së.



Ndërkohë, kujtojmë se denoncimi i parë u bë nga ish-deputetja e PD-së Grida Duma më 3 shtator, ndërsa në dokument thuhet se dokumenti është firmosur më 7 shtator./ CNA.al

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Publikuar

-

Nga

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Çupi shprehet se fëmijët në këto zona detyrohen të shesin misra në rrugë, me qëllim që të blejnë librat e shkollës.

“Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.



Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.”/CNA.al

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 13. September 2020

LEXO TE PLOTE