LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyra e dështuar e shtypit të Lulit në censurë/ Skandalet që ndjekin nga pas Bashën

11 Korrik 2019, 08:32, Aktualitet CNA
Zyra e dështuar e shtypit të Lulit në censurë/ Skandalet

Kreu i PD -së Lulzim Basha shndërrohet në memec, kur vjen puna tek skandalet.

Për të gjitha skandalet që e kanë shoqëruar që nga koha kur ka marrë drejtimin e PD-së dhe deri më tani ka heshtur.

Ka heshtur kur është pyetur nga mediat, ka heshtur kur demokratët dhe opinioni publik ka pritur që ai të përgjigjej për çështje të caktuara.

CNA.al  i ka dërguar disa letra radhazi Bashës, për ta pyetur për skandale ku është lakuar emri i tij dhe njëherësh për të qenë transparent me opinionin publik.

Letrat janë dërguar bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe bazuar në Ligjin për Informim, mirëpo kandidati për kryeministër Lulzim Basha nuk ka denjuar të përgjigjet.

E kemi pyetur për shkollën lartë, për afatet në të cilat ka kryer studimet, pasi në media u raportua se Lulzim Basha ka gënjyer për diplomimin e tij në Hollandë.

Lulzim Basha u tha në media se kishte filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005.

Në 6-të vitet e para kishte mundur të sigurojë një diplomë 1-vjecare përgatitore dhe këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë.

CNA.al i drejtua Universitetit të Utrechtit për informacione të mëtejshme dhe me 23 Prill 2019, nëpërmjes zonjës, Zonja Christina Jeliazkova na ka kthyer përgjigje, duke kërkuar autorizimin e z. Basha.

Në këto rrethana, CNA.al i është drejtuar me dy letra Lulzim Bashës për të na dhënë autorizimin që të të verifikojmë se sa vite i janë dashur për të studiuar.

Por, Basha ka vijuar të heshtë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha disa herë është akuzuar në media se ka përfituar bursë studimi dhe financime nga Fondacioni Soros.

Në vitin 1995, ka të dhëna se  Lulzim Bashës, së bashku me bashkëshorten,  i është dhënë nga fondacioni Soros, një shumë  prej 7324 dollarësh për studime në Holandë.

Sërish CNA.al i është drejtuar me një tjetër letër Bashës për të pasur edhe qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje. Dhe sërish ka heshtje nga ana tij.

Kjo është transparenca që përdor ai me mediat. Giithsesi ne do të vazhdojmë  t’i çojmë shkresa zyrtare pafundësisht çdo ditë, derisa z. Basha të bindet dhe të kthejë  përgjigje për  informacionet që ne i kërkojmë.

Sjellim më vëmendje edhe plot ngjarje të tjera për të cilat Basha ka heshtur, kryesisht ndaj demokratëve të cilët meritojnë një përgjigje.

Në Nëntor të vitit 2018, u arrestua pedagogu i Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, Dritan Shoraj.  Ai u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndonin akuzat për trafik droge.

 CNA.al ka mësuar se pedagogu Dritan Shoraj ishte një nga drejtuesit e lartë, mbështetësit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e afërt të Lulzim Bashës.

Shoraj ka qenë anëtar i kryesisë të degës 5 dhe një nga aktivistët që në PD, shkonte për  Lulzim Bashën, dhe ky i fundit e kishte rekomanduar tek drejtuesit e degës që ta përfshinin strukturat drejtuese, organizative dhe ti jepeshin detyra dhe përgjegjësi konkrete në PD.

Por, Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë rast.

Gjithashtu Lulzim Basha  ka kaluar me heshtje përjashtimin e senatorëve të PD.  Ai nuk ka argumentuar përballë demokratëve se përse nga PD u hoq një pjesë e elitës dhe ata u zëvendësuan me disa të paaftë.

Basha ka heshur edhe kur shpërtheu skandali erotik në Kuvend. Ai mbylli sytë dhe veshët, përballë publikimit të një video-skandali erotik në parlament, kur ish deputeti Ervin Salianji fliste me G.D.

Mbi të gjitha Basha ka heshtur për pazaret e tij me Ramën dhe kurrë nuk ka folur për të, ndonëse pazaret janë konkretizuar më vonë.

Heshtja e tij tregon se zyra e shtypit të Lulit është e dështuar dhe nën censurë, ndërkohë  që demokratwt dhe opinioni publik pret transparencë.

Kur ka censurë  nga pozicioni i kryetarit të PD, nuk mund të imagjinohet se sa skandale mund të kishte heshtur ai si kryeministër./CNA.al

Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

Basha dy muaj që fsheh diplomën/ CNA.al i dërgon letrën e dytë

CNA kërkon të vërtetën e shkollimit të Bashës/ Universiteti përgjigjet, kërkon autorizimin e kreut të PD-së

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

CNA.al pyet Bashën/ A  keni studiuar me paratë e Sorosit?

Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

Lulzim Basha vret veten me heshtjen e tij!

Fotot ekskluzive/ Kush është pedagogu i arrestuar, që Basha e bëri drejtues të lartë në PD

 

Lajmet e fundit nga