“Zonjën e Vjetër” e ka “lënë mendja”/ Kërkon një shifër jonormale për Higuain – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Zonjën e Vjetër” e ka “lënë mendja”/ Kërkon një shifër jonormale për Higuain

Publikuar

-

Tifozët e mirëpritën me entuziazëm të madh dje, duke i kërkuar të qëndronte te Juventusi. Megjithatë, e ardhmja e Gonzalo Higuain tani duket të jetë larg nga bardhezinjtë. Për sulmuesin argjentinas ekziston mundësia e rikthimit të shpejtë në Premier League, pas “lamtumirës” nga Chelsea, ku qëndroi për 6 muaj i huazuar. Është West Ham, klubi anglez, që tashmë ka kontaktuar me drejtuesit e Juventusit për “Pipitan”.

Sipas raporteve të “Sky Sport”, londinezët kanë propozuar një huazim, me të drejtën e blerjes përfundimtare, nëse plotësohen disa kushte. Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron të hyjë më tej në të tilla llogari duke vendosur çmimin 40 milionë euro për argjentinasin.

LEXO EDHE:  Takim mes United dhe Juventusit për yllin e madh/ Pogba? Jo, jo!

Nuk ka zbritje e opsione të tjera për “Pipitën”, për të cilën Roma ka qenë, gjithashtu, e interesuar prej një kohe të gjatë. “Zonja e Vjetër” do të vlerësojë ofertat dhe do të tentojë zgjidhjen më të mirë të mundshme, për t’i gjetur një klub të ri sulmuesit, por me këtë çmim që ka vendosur do ta ketë shumë të vështirë.

Aktualitet

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti gjendet i vrarë në makinën e tij

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij.

30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma. Ngrihen hipotezat se lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

LEXO EDHE:  Nuk janë thjesht zëra/ Neymar drejt Juventusit, sakrifikohet ylli i madh i bardhezinjve

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  Takim mes United dhe Juventusit për yllin e madh/ Pogba? Jo, jo!

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending