LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet vendore/ Patozi: Mazhoranca na penalizoi

11 Korrik 2019, 17:28, Aktualitet CNA
Zgjedhjet vendore/ Patozi: Mazhoranca na penalizoi

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka folur për situatën politike në vend dhe vendimin e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, i cili rrëzoi kërkesat e kësaj partie për hapjen e kutive, me dyshimet se ato ishim mbushur fiktivisht.

I ftuat në studion e “TV ABC News”, Patozi saktësoi se ankimimi nuk u bë për shkak të rezultateve, por për ti treguar shqiptarëve që këto ishin zgjedhje të cunguara.

?Ne nuk jemi në një krizë poltike, por në një dalldi politike. Lidhur mbi vvendimin e KQZ në ankimimin tonë nuk e kemi bërë për shkak të rezultatin tonë, sepse tek e fundit pas gjithë kësaj sitate dramatike, nuk ka shumë vlerë për publikun. Ne e kemi bër për të treguar një lloj transparence, për të treguar që këto ishin zgjedhje të këqija, të cënguaara.

Ne duam që ti tregojmë shqiptarëve, që zgjedhje si këto mos pafshim, qofshin të fundit.

Bindja Demokratike është një parti e re që nuk pati kohë as të dëgjohet dhe as të kuptohet në fushatë.

Në përfundim të zgjedhjeve paragjykimet kanë rënë, siç pretendohej se kishin mbështetjen e mazhorancës.

Në rast se do kishim marrëveshje me Ramën, do ishte një rezultat i cekët humbjeje, por ne u penalizuam nga KQZ dhe KZAZ që janë tërësisht socialiste, nuk na lejuan të kishim komisionerë në këto zgjedhje.?-shtoi më tej Patozi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga