LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau në 2018 pronarin e shtëpisë ku punonte/ Arrestohet 55-vjeçari

11 Korrik 2019, 08:24, Aktualitet CNA
Vrau në 2018 pronarin e shtëpisë ku punonte/ Arrestohet

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2018, për vrasje.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

55-vjeçari akuzohet për vrasjen e  shtetasit T.  B.,  më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për vrasje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar,  kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T.  B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit? .

Ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga