LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Votat na u morën në tavolinë"/ Patozi bën deklaratën e fortë

11 Korrik 2019, 17:33, Aktualitet CNA
"Votat na u morën në tavolinë"/ Patozi bën

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur sot lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Patozi tha për ABC News  se BD u coptua që në hyrje, u coptua gjatë fushatës, u coptua edhe në numërime pasi nuk u lejua që të kishte komisionerë nëpër KZAZ,  prandaj dhe kërkojhet hapja e kutive.

Ndër të tjera Patozi tha se ‘votat na u  morën në tavolinë’ ndërsa shton se nuk ka besim te KQZ dhe KZAZ pasi janë përfaqësues të mazhorancës.

?Na u morën edhe votat në tavolinë edhe pse kërkuam prani në komisione që të kishim ?sy? dhe ?vesh? në këto zgjedhje.

Ne respektojmë BD dhe ata që na votuan në kushte shumë ekstreme, ku njëra palë po bënte të pamundurën për të marrë vota duke çuar madje edhe qenë e mace, duke u fokusuar te pjesëmarrja.

Ndërsa pala tjetër shkoi të fotografonte dhe të tregonte, ja unë të pash, ti votove kundër nesh.

Ne jemi të detyruar që ta ndjekim këtë çështje.

Nuk kam shumë besim te KQZ, sepse ne nuk na e dhanë mundësinë që të ishim të pranishëm në komisione, dhe ishim të padëshirueshëm për mazhorancën. Nëse nuk hapin kutitë do të thotë se aty ka diçka që fshihet. Sikur edhe një zonë zgjedhore të hapet jam i bindur që rezultati do përmbyset.

Nuk e prisja këtë sjellje nga ana e qeverisë, pasi mendonim se i duhej një parti

Vesi del me shpirtin, zgjedhje ku numërojnë militantët e partisë nuk duhet të ketë më kurrë pasi nuk do të mund të dalim dot më nga spiralja.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga