Connect with Us

Vajza që u abuzua nga babai/ Avokati: Komunikata e policisë e gabuar, të arrestohej edhe nëna

Aktualitet

Vajza që u abuzua nga babai/ Avokati: Komunikata e policisë e gabuar, të arrestohej edhe nëna

Publikuar

-

Hetimet për vajzën e mitur që abuzohej prej 3 vitesh nga babai i saj janë në rrugën e gabuar.

Pas denoncimit në Fiks Fare, policia njoftoi arrestimin e 48 vjeçarit për dyshimin e kryerjes se veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” që dënohet me burgim gjer në 7 vjet. Por kjo komunikatë e policisë është e gabuar, bazuar në faktet që solli emisioni investigativ në Top Channel, tregon avokati Isuf Shehu.

“Nuk jemi përballë faktit të një vepre penale sic është ajo e parashikuar në nenin 106 të kodit penal që janë marrëdhëniet seksuale ose hemoseksuale me personat në gjini ose në kujdestari por jemi përballë veprës penale të kryerjes së marrëdhënieve me dhunë me të mitur nga mosha 14 deri në 18 , në mënyrë të përsëritur dhe dënimi për këtë vepër penale është i konsiderueshëm shkon nga 10 deri në 20 vjet burg”, ka thënë avokati Isuf Shehu.

Edhe pse para publikimit në media, vajza mori guximin për të kallëzuar ngjarjen, oficerët e policisë jo vetëm lajmëruan autorin e krimit seksual, por e rënduan edhe më tepër situatën duke i kërkuar viktimës prova, punën që duhet të bëjnë ata vetë.

“Këtu besueshmëria tek institucionet publike dhe sidomos te institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe sigurojnë ulet ndjeshëm, që do të thotë ne nuk kemi përse t’I drejtohemi policisë në një situatë të caktuar por duhet t’i drejtohemi Fiks Fare apo një emisioni tjetër investigativ sepse në të vërtetë këto institucione tradhtojnë realisht viktimën, tradhtojnë personin e dëmtuar duke i treguar autorit të veprës se cfarë ka kallëzuar viktima”, ka shtuar avokati.

Për këtë arsye, në pranga nuk duhet vënë vetëm babai.

“Këtu duhet të ishte arrestuar dhe oficeri I policisë këtu duhet të ishte arrestuar edhe nëna si bashkëpunëtore në veprën penale, fakti që ajo ka ditur, që ska bërë detyrën e saj si prind. Jo vetëm që ska kallëzuar por ajo me heshtjen e saj ka qenë një bashkëpunëtore e plotë në këtë rast”, është shprehur Shehu.

Teksa të paktë janë njerëzit në vendin tonë që i njohin të drejtat apo qoftë dhe detyrimet e tyre, në mungesë të një strategjie edukimi si dhe pasjes së frikës ndaj paragjykimit po ‘vriten familjet shqiptare.

“Mentaliteti dhe kultura që ne kemi, për këtë arsye ngjarjet mbeten të fshehura. Me synimin që ajo të dalë nuse nga shtëpia , të jetë nënë në të ardhmen dhe gjithçka I ka ndodhur përsa I përket virgjërisë së saj, raportit seksual të mbetet intim dhe pa u deklaruar”, ka thënë psikologia, Anxhela Peza./ Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk dinë çfarë kanë firmosur”/ Alimadhi përplaset me Murrizin: Ke falsifikuar firmat

Publikuar

-

Nga

“Nuk dinë çfarë kanë firmosur”/ Alimadhi përplaset me Murrizin: Ke falsifikuar firmat

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të ligjeve është shoqëruar me debate të forta.

Mësohet se deputeti Adriatik Alimadhi ka akuzuar në kreun e grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi se ka falsifikuar firmat e 28 deputetëve nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Alimadhi ka akuzuar se në vend të deputetit Kostaq Papa ka firmosur dikush emrin e tij tek një listë e cila ai nuk donte të ishte. Madje deputeti ka thënë se 28 deputetët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë se çfarë kanë firmosur.

Murrizi nga ana tjetër i është kthyer duke i bërë me dije se as Alimadhi dhe as Papa nuk janë tek lista me 28 deputetë.

Në këtë moment në mbledhje ka ndërhyrë edhe vetë deputetit Kostaq Papa, firma e të cilit sipas Alimadhit është hedhur nga dikush tjetër.

Vetë deputeti Papa tha se do të firmosë sërish mbi emrin e fshirë duke e çuar në 29 numrin e firmëtarëve.

Papa tha se është dakord me këtë qëndrim dhe nuk ka rëndësi nëse e ka firmosur vetë apo jo për shkak të pamundësisë fizike.

Debatet:

Alimadhi: Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës.

Murrizi: Nuk është Kostaq Papa te lista e firmëtarëve

Alimadhi: Firmat aty janë hedhur me telefon nga një deputet Ka dhe deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet. Dua që asnjë e drejtë të mos shkelet. Si firmos një deputet në emër të një tjetri. Nuk mund të firmoset me telefon.

Hysi: Ju duhet të kërkoni ndjesë pasi po fyeni deputetët

Alimadhi: Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Ju zonja Hysi nuk mund të hidhni baltë mbi mua. Mos ma bëni më këtë. Respektoni të drejtat e njeriut. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përballemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave. Firma e Kostaq Papës është ndryshe.

Kostaq Papa: Doja të theksoja disa gjëra. Unë jam një deputet fuqiplotë dje gjithçka që bën e bëj me ndërgjegje të plotë. Unë veproj dhe në forma të tjera. Kur bëhet fjalë për çështje kohe mund të përdorim 101 forma për të ndikuar. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat. Pas juridikut kam mbaruar doktoraturën për të drejtën ndërkombëtare. A ka mundësi të ndikojmë për të çuar Shqipërinë në BE.

Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë do ta firmos edhe njëherë mbi emrin tim për herë të dytë. Ne do lëmë hapur shtegun për të ndikuar për të gjetur një konsesus për të ndryshuar qoftë sistemit. Nuk është çështja se hodha një firmë të shtrembër apo ma hodhi shoku sepse më dhimbte dora. Unë do ngjitem lart dhe do firmos.

Ulsi Manja: Unë nuk bëj pjesë të grupi i deputetëve të papërgjegjshëm. Duhet të fokusohemi te nisma. Sot kjo nismë ka gjithë vëmendjen e opinionit publik. Nëse dikush kërkon koalicionet parazgjedhore se do të vegjetojë 30vjet është i lirë ta kërkojë. Ai që do të konkurrojë i vetëm kërkon heqjen e tyre. Qytetarët kërkojnë të dinë se kë subjekt do votojnë. Ne po merremi me firmën e Kostaq Papës kur ai del dhe e pranon vetë. Të gjithë kemi zë dhe figurë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet kushtetuese/ Kush është deputeti që votoi kundër

Publikuar

-

Nga

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim paketën për ndryshimet kushtetuese.

Mësohet se pro paketës kanë votuar 16 deputetë, ndërsa deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi, votoi kundër ndryshimeve kushtetuese. Pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka.

Pas 2 orësh diskutime është miratuar në praim nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese në ndryshimin e sistemit dhe eleminim të koalicioneve parazgjedhore.

Tashmë do të ketë edhe një tjetër votim për këtë projektligj në Komision pasi ky ishte miratim vetëm në pranim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj/ Shqipëria, rajon me rrezikshmëri

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj/ Shqipëria, rajon me rrezikshmëri

Ambasada gjermane në Shqipëri ka paralajmëruar qytetarët e saj se Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada kërkon që të shmangen udhëtimet që nuk janë të domosdoshme drejt Shqipërisë, deri në 31 gusht 2020.

Gjithashtu ambasada thekson se në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, dhe ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi nga Shqipëria për në Gjermani cdo person duhet të kryejë karantinën 14-ditore.

“Paralajmërimi për udhëtime në Shqipëri vlen edhe më tej – pas kthimit në Gjermani vlejnë rregullat e karantinimit +++

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkat të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi, karantine 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinimit në shtëpi ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE