LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin drogë nga Skrapari në Përmet/ Përplasen dy grupe kriminale

11 Korrik 2019, 12:17, Aktualitet CNA
Transportonin drogë nga Skrapari në Përmet/ Përplasen dy

Një 41 vjeçar ka rënë në pranga për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, shtetasi F.I. dyshohet se bashkë me dy vllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet,  dhe në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Në fakt 41 vjeçari ka qenë lënë nën arrest nga Gjykata e Përmetit që në vitin 2015 për për veprat penale, ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 41- vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.I., 41 vjeç, banues në Nikollarë, Skrapar.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, i dyshuar për veprat penale, ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?.

Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga