Shkarkimi i Metës/ PD: Rama telenovelë me presidentin për të mbuluar vjedhjet – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shkarkimi i Metës/ PD: Rama telenovelë me presidentin për të mbuluar vjedhjet

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me shkarkimin e presidentit Meta.

Bardhi e quan këtë një akt për të mbuluar vjedhjen që i është bërë shqiptarëve ndërsa shton se Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidentin është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Postimi i plotë

Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist.

Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;
Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;
Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;
Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;
Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;
Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;
Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,
Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët.

Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve./CNA.al

 

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Situatë e frikshme”/ Rama "dush të ftohtë" drejtuesve të Tatimeve

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Publikuar

-

By

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. “Kandari” priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia “hipi” Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin “Rozafa”. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ”Ma ke treguar!”

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

LEXO EDHE:  Rama “shuplakë” bizneseve/ U munduam t’ju sensibilizojmë...

– Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

– Si e zbulove këtë profeci? – e pyeti Filipi.

– Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

– Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Publikuar

-

By

Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, kreu i PD-së Lulzim, ka treguar se për çfarë është biseduar.

Takimi me Metën sipas tij kishte në objekt, zgjedhjet e 13 Tetorit, si mundësi për të dalë nga kriza politike.

“Takimi lidhet me 13 Tetorin. Meta mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza. Duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar është e gatshme të marrë çdo hap për të garantuar të drejtën e votës së lirë. Zgjedhjet duhet të jenë për njerëzit jo për Ymer Lalën dhe bablokët e oligarkët”, ka thënë Basha.

LEXO EDHE:  “Situatë e frikshme”/ Rama "dush të ftohtë" drejtuesve të Tatimeve

Ndërsa takimi me aleatët, sipas tij ka qenë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar.

“Sot me aleatët kemi diskutuar për hapat  e mëtejshëm në aksionin politik në të gjitha rrafshet, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtarë dhe zgjedhjet”, ka thënë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending