Connect with Us

Rritja e taksës së naftës/ Ish deputeti demokrat zbardh prapaskenat

Aktualitet

Rritja e taksës së naftës/ Ish deputeti demokrat zbardh prapaskenat

Publikuar

-

Ish deputeti demokrat Agron Shehaj ka komentuar vendimin për rritjen e taksës së naftës.

Sipas të njëjtit, koston do ta përballojnë qytetarët, ndërsa  fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit.

“Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve, ua merr të dobtëve dhe ua jep të fortëve, ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

 Postimi i plotë:

Edi Rama do të rrisë taksën e naftës. Justifikimi i tij është mbledhja e fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore.

Taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftes, vlera totale e taksës së re do jetë mbi 14 mln euro në vit.

LEXO EDHE:  Anëtari i PD sulmon deputetin e Bashës/Lutet për përçarje, por më parë duhet të ...!

Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës.

Por tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit.

Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve; ua merr të dobëtve dhe ua jep të fortëve; ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve.

Ne do ta ç’bëjmë këtë politikë. Ne do ta ç’bëjmë sistemin oligarki-klientelist që sundon sot ekonominë. Ne do u kthejmë qytetarëve dhe sipërmarrësve taksat e ulta dhe ekonominë e lirë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Rreziku nga koronavirusi/ Ish deputeti ngre alarmin: Herët a vonë do ketë të infektuar në Shqipëri

LEXO EDHE:  Koha të njohim patriotët e vërtetë!

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE