Reja: Ja si m’u duk Partizani, mund të shkonte dhe më keq – CNA
Connect with us

Aktualitet

Reja: Ja si m’u duk Partizani, mund të shkonte dhe më keq

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” për të ndjekur nga afër Partizanin dhe pse jo, disa elementë të të kuqve që janë pretendentë për ekipin Kombëtar. Në një koment për mediat, italiani ka vlerësuar aspektet pozitive të lojës së Partizanit, shkruan “Panorama Sport”.

“Ishte një ndeshje e mirë në aspektin mbrojtës. E them këtë, pasi nëse Partizani nuk do të luante në këtë mënyrë përballë një skuadre me cilësi, mund të shkonte edhe më keq. Ndaj them se ka bërë mirë në aspektin mbrojtës. Pastaj ka qenë pak i pafat në dy kundërsulme”, tha fillimisht ai.

Më tej, komentoi 90- minutëshin e ardhshëm. “Do të jetë një ndeshje e bukur ajo e kthimit. Unë uroj që të bëjë një tjetër paraqitje të mirë si kjo, por që t’i bëjë të gjithë krenarë në fund. Jo, nuk e besoj se do të jem atje për ta parë”, vijon trajneri i Kombëtares. Në fund, edhe një koment se si mund t’ia dalë Partizani dhe shanset që ka për kualifikim. “Unë mendoj se ka shanse për kualifikim.

Duke parë sot (dje), ekipi më dha përshtypjen që ka edhe cilësi. Duhet që të ketë disi më shumë qartësi në sulm, por është e qartë që përballë një kundërshtari të tillë, bëhet e vështirë.

Sepse ata janë futbollistë shumë cilësorë. Sipas meje, Partizani ka shanse të mira nëse do të bëjë lojë të mirë në aspektin mbrojtës edhe atje dhe në rast se do të jetë më konkret dhe i saktë në kundërsulmet që krijon. Kështu do të kishte shanse. Në fakt, e uroj që ta bëjë diçka të tillë”, ka deklaruar Edi Reja.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dokumentet-Berisha denoncon skandalin/ Si u grabit lulishtja e qytetit  

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit është përvetësuar lulishtja e lagjes “Çlirim” në Berat, nëpërmjet një kontrate fiktive.

Denoncuesi thekson se kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.-së Berat eshte pervetesuar ne prone private dhe për më tepër, sipas tij kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie.

“Pershendetje! Eshte pervetesuar lulishtia e lagjes “Clirim” ne qytetin e Beratit nepermjet nje kontrate fiktive. Kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.- Berat eshte pervetesuar ne prone private, kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie. Bashkia Berat dhe cdo institucin tjeter ka dijeni, por per shkak te mandateve dhe perfitimeve personale heshtin. Asnje nuk po reagon per kete pamje, duan te ndertojne pallat… Ju lutem mos heshtni! Me respekt”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E pabesueshme! Modelja e famshme tregon linjat perfekte 6 javë pas lindjes

Publikuar

-

Para 6 javësh, modelja e famshme Abbey Clancy është bërë nënë për herë të katërt.

33 vjeçarja ka treguar linjat e saj perfekte, gjatë pushimeve në Portugali.

Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë të bardhë dhe duhet thjesht mahnitëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

Publikuar

-

By

makina ne flake ne tirane shperthen eksplozivi

Një makinë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka sjellë panik në qytet, pasi makina ka marrë flakë në afërsi të një karburanti dhe dyshohet se ka rrezik për shpërthim.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending