Connect with Us

Projektligji për Akademinë/ Artan Fuga: Këllirë, më vjen për të vjellë…

Aktualitet

Projektligji për Akademinë/ Artan Fuga: Këllirë, më vjen për të vjellë…

Publikuar

-

 “Një projektligj këllirë, që më bën të vjell, dhe që e kthen akademinë e shkencave më keq sesa është, në një klub pensionistësh që vijnë të tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë atyre që duan të punojnë!

Një dështim i paparë! Unë dje në Komisionin e edukimit dhe të mediave denoncova gjerësisht para deputetëve abuzimin me paranë publike në akademinë e shkencave dhe u thashë deputetëve se statusi i tyre i detyron para ligjit t’a hetojnë këtë çështje. Ma ndërprenë fjalën sidomos një deputet që nuk donte të dëgjonte nga këto gjëra.

Ai harron se pasi e thashë zyrtarisht, është ai që ka për detyrë ta ndjeki këtë çështje përndryshe fsheh paligjshmërinë dhe bëhet mbrojtës i saj!
Kaosi ynë juridik dhe i funksionimit të Kuvendit bën që të vijë një projektligj që shkel jo vetëm kushtetutën, por edhe në nja dhjetë nene e pika edhe ligjet në fuqi!

Projektligji për akademinë e shkencave shkruar nga vetë akademia e kalbur dhe e jashtëligjshme e shkencave, e bekuar nga ministria e paaftë e arsimit, dhe e paraqitur nga një deputete që nuk merr vesh as nga shkenca dhe as nga jurisprudenca ka pa fund shkelje ligjore është sjellë në kuvend me pafund shkelje kushtetute dhe proceduriale, nuk ka as raport financiar dhe as logjikë është hedhur poshtë nga ekspertët e Bashkimit europian, përfytyron një akademi që nuk merret vesh se çfarë është, as mish as peshk, madje as midhje e as gaforre.

Ministre shkence?
Komitet shkencor koordinues?

Polici e trurit?
Shkop për të rrahur universitetet?
Bashkësi, trupë apo kope shkencëtarësh?
Institut shkencor i ndërtuar si shportë karavidhesh?
Kupolë totalitare institutesh shkencore të tjera?
Apo klub pleqsh, pensionistash të pasur që ngaqë nuk kanë çfarë bëjnë në shtëpi, në vend të shkojnë klubeve apo hijeve të mrizeve, vijnë marrin pension të majmë, vijnë tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë universiteteve dhe instituteve shkencore duke bërtitur :

Mos na harroni qafiraaa!
Jemi ne këtuuuuuuu!
Projektligji më qesharak që kam parë. Nëse komisioni i arsim dhe medias e kalon në seancë atëhere përfundimi është i qartë jo më për akademinë por edhe për vetë Kuvendin!
Nuk ka dalë ende një burrë a grua që të tregojë se ku ndryshon ky projektligj i propozuar nga ai ekzistuesi?
Kur një projektligj përsërit të vjetrin, nuk janë më pleqtë e akademisë së shkencave që tundin derën, por do të ishin edhe deputetët tundësa dere.
Të shohim!” shkruan akademiku Artan Fuga në një status të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. /CNA.al

LAJMI PARAARDHËS

"Meta është goditur fort"/ Patozi nxjerr zbuluar Presidentin

LAJMI PASARDHËS

Raporti i DASH/ Tabaku thumbon Ramën: "Krenohet me çka i lam"

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shpërthen presidenti Meta/ Rilindja destabilizuese, organizatë antikombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” të mbëmjes së sotme ka deklaruar se jemi në situatën e nje “grushti te butë shteti” dhe se Rilindja nuk është vetëm organizatë shqiptare, por edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, jo në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë. Por  as të stabilitetit në rajonin tonë.

” Për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja, pasi unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi-14 vjeçe nuse!/ Fenomeni i martesave të minoreneve vazhdon

Publikuar

-

Nga

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

 Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur është gati SPAK për të nisur “kryqëzatën”?/ Përgjigjet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP

Publikuar

-

Nga

kreu i KLP

Shqipëria ka patur gjatë 28 viteve tranzicion 24 ministra Drejtësie, por nuk ka patur Drejtësi. Tre vjet pas ndryshimeve të thella kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi- publiku pret ende të shohë ngritjen e institucioneve të reja dhe mbi të gjitha pret të shohë “dhëmbët” e drejtësisë së re.

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë fjalorit të gjuhës shqipe është SPAK- e thënë thjesht: Prokoruria e Posaçme.

Objekt i punës së këtij institucioni janë veprat penale të korrupisonit dhe krimit të organizuar. SPAK  nuk pritet t’i nxjerrë fundin “krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta”, por pritet të jetë fillimi i fundit të një epoke që për emërues të përbashkët ka patur fjalën: PANDëSHKUESHMëRI.

Prej vitesh në raportet vjetore të Komisionit Europian është kërkuar hetimi, gjykimi, dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. E njëjta fjali u vendos kusht në listën e detyrave të Këshillit Europian që Shqipëria të hapë negociatat.

Pyetja sot është: kur do të nisë punën SPAK dhe a ka dhëmbë për  të bluar një lloj “mishi” me të cilin nuk është mësuar të merret drejtësia shqiptare.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar – thotë një maksimë e njohur për të gjithë juristët.

Interesi, kurioziteti dhe pritshmëritë për SPAK – janë në rritje veçanërisht po të kihet parasysh se kë mund të hetojë institucioni i ri:

Presidentin e Republikës,

Kryetarin e Kuvendit.

Kryeministrin.

Ministrat, zv/ministrat.

Deputetët.

Kryetarët e bashkive.

Me një fjalë: piramidën e pushtetit.

Po a është gati SPAK për të nisur kryqëzatën?

Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), institucion që “veton” kandidatët për SPAK dhe që liston edhe kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës.

I ftuar në emisionin “Përballje”, Ibrahimi ka thenë

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju,” ka shpjeguar Gent Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE