Connect with Us

“Portali i rrenave”/ Berisha denoncon skandalin

Aktualitet

“Portali i rrenave”/ Berisha denoncon skandalin

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në portalin “Mësues për Shqipërinë” janë vetëm emrat e personave që janë me Partinë Socialiste.

Sipas Berishës, në degën gjuhë-letërsi janë emëruar vetëm militantë ndërsa njerëzit e tjerë nuk flasin pasi kanë frikë se ngelen pa punë.

Postimi i Berishës

Denoncohet portali i rrenave dhe mashtrimeve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

LEXO EDHE:  Aliaj proteston ndaj turbo-kultures me cezmat publike ne Tirane

Doktor do ju lutesha shume qe te ngrini problemin e portalit te mesuesit pasi vetem emrat e partis ka nxjerr ne sistem ne degen gjuhe-letersi.Ju lutem verifikojeni dhe do te jet e vertet.Anonim ju lutem se rilindja ste le ne pune./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Çështja e “Shën Sofisë”/ Erdogan: Vendimi ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër!

Publikuar

-

Nga

Çështja e “Shën Sofisë”/ Erdogan: Vendimi ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar në lidhje me komentet dhe kritikat e shumta, që nga momenti kur gjykata në Stamboll mori vendimin për t’i hequr statusin muze Kishës së Shën Sofisë për ta kthyer në Xhami.

Erdogan thotë se askush nuk duhet të përzihet me këtë çështje, sepse i takon vetëm Turqisë.
“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme,”-tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.

Për revistën Kriter, Rexhep Tajip Erdogan më tej deklaroi se për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934 ishte “jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë”.
Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon”.
“Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin,” tha Rexhep Tajip Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga Covid-19/ Ish deputeti ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite kineze?

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Ish deputeti ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite kineze?

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se situata e pandemisë së koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit për shkak të dështimit të strategjisë së qeverisë.

Shehu ngre dyshime për llojin e kiteve që përdoren për testimin e personave të dyshuar si të infektuar. Sipas tij, këto kite mund të jenë të prodhimit kinez, që shpesh kanë rezultuar me një shkallë të lartë të pasaktësisë.

Shehu i rekomandon qeverisë shqiptare të kërkojë asistencë ndërkombëtare, mundësisht nga Italia, për të cilën shprehet i bindur se s’ka për të munguar.

“Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur” Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj!

Asistenca ndërkombëtare e domosdoshme në këto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare për përhapjen e pasojat e Covid janë tej alarmit, jemi nën një mungesë transparence, pa strategji, me një Komitet që pas dy muajsh belbëzoi përdorimin e maskave, që deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen në “fazën e transmetimit komunitar” (të jashtë kontrollit)… jemi dhe me një Qeveri të paralizuar!

—Ndërsa Kryeministri ka “harruar” fjalën Covid kur pak muaj më parë ishte i “kudo e kurdo ndodhur” në betejën e tij të dështuar me tanke e avione, në vend të një strategjie inteligjente kundër një virusi, veçse duke terrorizuar qytetarët.

LEXO EDHE:  Bashkia e Përrenjasit blen zjarrfikëse nga kryetari i LSI-së

LEXO EDHE:  Aliaj proteston ndaj turbo-kultures me cezmat publike ne Tirane

—Por “çuditë” pështjelluese nuk mbarojnë, ndërsa vazhdojnë të mbahen të bllokuara të gjitha laboratorët e vendit Ministria e Shendëtesisë vë në dyshim besushmerinë e testimeve të saj, të vetmet të lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhënë një të tillë vetëm 70% e duke shpallur në këto kushte si strategji të mbrotjes së spitaleve mos testimin e gjerë!!!!

Mos vallë ne vazhdojmë të përdorim akoma kitet kineze në PCR, kur kitet e reja perëndimore kanë sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po në imunologji, cilat janë kitet e vetme që përdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni përkatës?!

Në këto e të tjera kushte të rrezikeshme tashmë në ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i një strategjie inteligjente e implementimi i saj, gjë e cila imponon një asistencë profesionale e logjistike ndërkombëtare të qendrueshme në terren, mundësisht italiane, që nuk do të mungojë nqs kërkohet”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

Java që presim përpara na ka rezervuar mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë fiiluar tashmë pushimet.

Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak, moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

LEXO EDHE:  “Arrestohen opozitarët që protestuan kundër Ramës”/ Berisha publikon fotot

LEXO EDHE:  Video-skandali me fëmijët në Shtëpinë e Foshnjës/ “Pse je aq ku* ti moj”?

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndrësa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE