Connect with Us

Nga Altin Goxhaj/ Dje nuk u dhje emisioni por u diskreditua misioni

Aktualitet

Nga Altin Goxhaj/ Dje nuk u dhje emisioni por u diskreditua misioni

Publikuar

-

Më kanë ardh shumë reagime dje kur isha live dhe sot për E-Misionin me 3 pyetje bazë:
1- “Pse shkove në një E-Mision ordiner kurth me zagarë të Mere Gëlbazës që ushqehen me kockat e Eri Plehrit?”
2- “Pse nuk u çove të ikje për të mos e ulur nivelin tënd përballë zhulit zhurmues të Rilindjes?”
3- “Pse nuk ja thyeve turinjtë atij bq të Eri Plehrit?”

Para 6 muajsh s’do kishit nevojë të m’i bënit keto 3 pyetje sepse do refuzoja të shkoja në emisione ku do kishte dhe qen të zgjebosur për të mos bërë pis rrobat apo edhe do ikja publikisht nga emisioni, por mos harroni se kemi 6 muaj që po bëhemi gati të përballemi politikisht me hordhinë e Sorosit që ka kap për fyti dhe po mbyt Shqipërinë, dhe shembulli që japim e do japim janë këto 3 përgjigje përkatëse sipas radhës së pyetjeve:
1- është SFIDIMI I MAKINERISË SË PROPAGANDËS dhe JO BOJKOTI,
2- është PËRBALLJA dhe JO IKJA,
3- është INJORIMI ME GJAKFTOHTËSI I LEHJEVE TË ZAGARËVE TË RILINDJES dhe JO SKENA ORDINERE.

Dhe pavarësisht se si shumë prej dashamirësve të mi dhe Kauzës Sonë të Përbashkët Për Shqipërinë u ndjenë të revoltuar ndaj E-Misionit ordiner të djeshëm, tani që kaluar 24 orë mund t’a konstatoni kollaj se Efekti i Skenarit Oridiner iu kthye projektuesve në Bumerang të plotë, dmth pati efektin e kundërt  Shikuesit u bindën vetë nga diskreditimi i skenarit dhe skenat ordinere se sa Frikë ka Establishmenti Sorosian nga e vërteta jonë Madje dje në kohë reale live vetë Mere Gëbaza e hëngri karremin dhe reagoi personalisht duke i dalë për zot klyshit të tij  Çdokush e kupton pse duhet prezenca e një drogaxhiu lulishtesh në një emision politik: “qenve të Rilindjes po u vje ngordhja dhe shkojnë dhe përmjerin në vetë E-Misionin e tyre” 

Njësoj siç përdoren gjoja “të sëmurët mendorë” për të shantazhuar intelektualët si Lubonja apo Plasari, ashtu përdoren edhe palaçot dhe drogaxhinjtë për të bërë zhurmuesin në emisionet tv nga Makineria e Ndryshkur dhe e Prishur e Propagandës së Rilindjes!

Ashtu si Çensura Sorosiane 5 vjeçare ndaj të vërtetave tona AntiSoros pati efekt bumerang duke ndikuar që të bindi edhe më skeptikët te e vërteta e tmerrshme se Shqipëria është viktimë e kancerit sorosian,
ashtu edhe metoda e djeshme për të përdorur klysha qensh rrugësh të Mere Gëlbazës të ushqyer nga Eri Plehri për të lehur gjatë kohës që unë paraqisja disa nga tezat tona (e çuditshme që shpërthimet histerike nisën kur po analizoja teatrin e Lyl Sorosit me “ortekun e kontrolluar”) bind këdo se këto të vërteta frikësojnë kaq shumë Kastën e Brigadierëve të Soros 

Ndaj dhe ju falënderoj për mesazhet pa fund (më shumë se kurrë, jo vetëm në rrjetet sociale por edhe gjatë gjithë ditës në rrugë  ) duke ju kujtuar edhe një herë se SFIDIMI DHE PËRBALLJA ME MAKINERINË E PROPAGANDËS SË LEHJEVE dhe JO BOJKOTI apo IKJA janë MODELI YNË 

Dhe prezenca e Palaçove në E-Misionet e Rilindjes vetëm se tregon se në çfarë Cirku ka përfunduar Rilindja/CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Publikuar

-

Nga

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha ka dalë me deklarata kontradiktore, ku nda njëra anë dekla5ron se nuk i njeh zgjedhjet pasi sipas tij janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe nga ana tjetër pranon se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Por për ish nënkryetarin e FRPD Lisandër Hoxha, Basha është personi që ka mbyllur rrugën për çdo debat të brendshëm që në muajin qershor të vitit të kaluar. Si një nga mbështetësit e opozitës pas djegies së mandateve dhe mbajtjes së protestave, Hoxha tregon kushtin e vetëm se kur do të tërhiqet nga qëndrimet kritike.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al ish nënkryetari i FRPD-së tha se nëse Basha nuk do të hyjë në Parlament dhe do të kërkoj rivotim në rang kombëtar, atëherë ai do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

Nëse Lulzim Basha deklaron qartë se nuk e njeh Parlamentin e ri dhe kërkon rivotim në rang vendi unë do të tërhiqem nga çdo qendrim kritik që kam mbajtur deri më sot dhe do i bashkohem protestave të opozitës. Nëse nuk e thotë këtë gjë, por bën sikur nuk i njeh zgjedhjet, ju siguroj se demokratët nuk janë budallenj dhe nuk hanë bar për Lulzim Bashën.

E gjitha kjo që po ndodh është një tentativë për të bërë fushatë personale sikur ky është i vetmi njeri mbi dhe që zgjohet dhe fle me interesin tonë publik në mendje. Ai ka mbyllur çdo mundësi debati të brendshëm sepse ka që në Qershorin e 2020 që nuk mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike! Ka që në Gusht që nuk mbledh Këshillin Kombëtar”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Reagon ashpër Koço Kokëdhima/ Mesazh kryeministrit të plehrave!

LEXO EDHE:  Lerta e Blushit/ Reagon Brace: Faktet na ndihmojnë të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtra

Ish nënkryetari i FRPD deklaroi më tej se Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë, ndërsa ngriti pyetjen nëse duhet të mbahet akoma Basha apo duhet një alternativë e re fituese.

Kë po degjon Lulzim Basha nëpër takime kur vetëm ai flet? Këto deklarata të mijat, tek disa demokratë dhe aktivistë me të cilët ndamë llogoren dhe cigaren e fundit në protestat e opozitës mund të mos i pelqejnë, por unë jam nga ata që flas troç. Kjo sepse besoj më shumë një të vërtetë të hidhur, se një shpresë të rreme.

Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë. Përveç emrave publik, janë me qindra titullar lokal strukturash që kanë braktisur detyrat. Vetëm mbrëme jam informuar për dy dorëheqje të rëndësishme në një nga degët më të mëdha të Tiranës. Përballë shkatërrimit të Partisë Demokratike, a duhet të zgjedhim Bashën, apo një strategji të re dhe fituese? Kësaj dileme do i pergjigjen të gjithë demokratët me votë në zgjedhjet e reja për Kryetar të PDSH”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Publikuar

-

Nga

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus.

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se “kapiteni G.Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person i padëshirueshëm”, tha Ministria ruse.

Iliescu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të shpallur person të padëshirueshëm një ndihmës të atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Bukuresht, më 26 prill.

Rumania, muajin e kaluar, ka thënë se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rusisë për aktivitete që nuk përputheshin me statusin e tij diplomatik.

Rumania nuk ka dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Lerta e Blushit/ Reagon Brace: Faktet na ndihmojnë të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtra

LEXO EDHE:  “Shpërthen” gazetari/Dramë! Të vrasin njerëzit dhe të detyrojnë të mbyllësh gojën!

Disa vende të tjera të ish-bllokut sovjetik në Evropën qendrore dhe lindore – të gjitha tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – kanë dëbuar diplomatë rusë, duke shkaktuar masa reciproke edhe nga Moska.

Dëbimet kanë nisur muajin e kaluar, kur Republika Çeke ka dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, pas dyshimeve se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Çeki, në vitin 2014.

Moska i ka mohuar akuzat dhe, në përgjigje, ka dëbuar disa diplomatë çekë./REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau shoku me armë/ Kush është miku i VIP-ave, pjesë e “bandës së 5 majit”

Publikuar

-

Nga

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema. Ai u qëllua me armë nga shoku i tij Marjus Dema, i cili ka dekaruar para bluve se kishin qenë duke luajtur dhe nuk e ishte ditur se arma ishte e mbushur.

Por kush është 27-vjeçari që mbeti viktimë. Mësohet se Qema kishte një rreth të zgjeruar miqsh, madje njihej edhe me personazhe publike.

Mehmet Qema me miqtë dhe moderatorin Meriton Mjekiqi

Në media janë publikuar sot disa foto, ku shihet me reperin Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini, apo me moderatorin e njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu ai është fotografuar edhe me mikun e ngushtë të reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Blerim Hoti (Limi Hoti), i cili është në kërkim për vrasjen.

LEXO EDHE:  Arbana Osmani e vetmuar?/ Revoltohet moderatorja: “Budallallëku nuk ka brirë”

LEXO EDHE:  Facebook, Messenger dhe Instagram rikthehen pas ndërprerjes misterioze

Mehmet Qema me miqtë

Këta persona kanë marrë pjesë në klipet e këngëve të Stresit dhe Marinit dhe njiheshin ndryshe “Banda e 5 majit”. Ata vetëquheshin “Hekrat”, madje edhe Marini në një foto ka bërë pershkrimin “Hekrat”.

Ndërkohë, Qema është parë edhe në shoqërinë Erlin Pekës, edhe ky mik i tij i shpallur në kërkim për këtë ngjarje./ CNA.al

Mehmet Qema dhe Erlin Peka
Mehmet Qema dhe Marjus Dema

LEXO TE PLOTE