LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merve dhe Elif bashkohen për t'i bërë keq Ojas/ Çfarë do të ndodhë sot në "Vrasje të vogla"

11 Korrik 2019, 08:13, Lifestyle CNA
Merve dhe Elif bashkohen për t'i bërë keq Ojas/

Elif pranon t?ja bëjë kurën Ojas. Tajlan vishet bukur për t?i rënë në sy shërbyeses së re por zhgënjehet kur mëson se ajo është larguar. Oja takohet në restorant me mamanë e Serhanit.

Serhan shkon për një drekë pune në të njëjtin restorant dhe habitet kur sheh Ojan. Oja e kupton që mamaja e Serhanit e ka futur në kurth. Serhan nuk e beson Ojan dhe ajo largohet e lënduar.

Oja shkon në shtëpi dhe qan me dënesë. Elif dhe mamaja e Serhanit janë bashkëpunëtoret e Merves. Elif ka vendosur aparatin e Serhanit në shtëpinë e Ojas, i ka hedhur ilaç në shampo duke i shkaktuar alergji dhe i ka sjellë dosjen e vetëvrasjes.

Oja nis kurën për të mbetur shtatzënë. Ajo fillon të shohë makthe. Elif njofton Merven që Oja ka nisur kurën. Ajo i tregon Merves se ilaçi që i jep Ojas do i shkaktojë makthe, paranojë dhe gjendje të rënduar emocionale.

Oja shkon në apartamentin e Serhanit për tu sqaruar por ai nuk e beson. Oja nis të qajë ndërsa Merve i thotë Serhanit se femrat shtiren kur qajnë.

Lajmet e fundit nga