LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji antishpifje/ Censurë dhe shkelje kushtetuese

11 Korrik 2019, 19:28, Aktualitet CNA
Ligji antishpifje/ Censurë dhe shkelje kushtetuese

“Projektligji i miratuar dy ditë më parë nën motivin e dhenies fund të lajmeshpifjeve nëpër portale është një përpjekje e hapur për censurë, që vjen në shkelje të Kushtetutës dhe lirive themelore të njeriut, të mishëruara në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

Vlerësimi vjen nga gazetari Gjergj Erebara, i qenë pjesë e emisionit ?Të Paekspozuarit?. Përkufizimin Erebara e ka formuluar ndërsa foli për ligjin antishpifje,  për të cilin ai tha nuk ka qëllim tjetër, veçse synon censurimin e mjedisit mediatik. Por kjo paketë e miratuar nga qeveria ka disa shkelje kushtetuese.

?Në variantin e parë kishte një numër shkeljesh të të drejtave të njeriut, 5-6 ose 7 shkelje. Ndërsa në drafin e fundit, numri i shkeljeve është reduktuar në 2-3, por gjithsesi mbeten shkelje kushtetuese dhe si të tilla nuk duhet të miratohen. Ligji krijon një institucion që zëvendëson sistemin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, që është Këshilli i Ankesave pranë një institucioni politik, që është Autoriteti i Medias Audiovizive, i cili zgjidhet nga parlamenti dhe parlamenti zgjedh këtë këshillin e ankesave. Pa kurrëfare procedure dhe procesi të njohur, ky institucion merr përsipër të gjobisë një media, nëse gjykon, që kjo media ka shpifur ose ka cënuar nderin dhe dinjitetin”, ka vlerësuar Gjergj Erebara duke reshtuar më tej disa prej shkeljeve kushtetuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga