Connect with Us

Kush është personi që kërcënoi Plasarin dhe Zgurin/ Berisha zbardh detajet tronditëse

Aktualitet

Kush është personi që kërcënoi Plasarin dhe Zgurin/ Berisha zbardh detajet tronditëse

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili jep detaje tronditëse, në lidhje me personin që supozohet se kërcënoi Kreun e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve Klement Zguri por edhe publicistin Aurel Plasari.

Qytetari shkruan se personi që kërcënoi Plasarin dhe Zgurin është Emiljan Pjetri, i cili sipas tij, është edhe bashkëpunëtor i ish-kreut të SHISH Fatos Klosi.

Postimi i plotë i Berishës:

Emigranti dixhital akuzon Emiljan Pjetrin qe kercenoj me jeten e femijve shkrimtarin dhe publicistin e njohur Aurel Plasari dhe kryetarin e KQZ Klement Zguri si delinkuent i lidhur me familjen e diktatorit Hoxha dhe kriminelin Fatos Klosi. sb

Ky eshte Emiljan Pjetri, që kërcënoj Zgurin, Ky eshte bashkpuntor i Klosit dhe jeton ne kalkidhiki, Emiljani nuk rri ne Athine, por ne Nea Skioni Kalkidhiki, atje fshihet, as punon as gje.ka mardhenie te ngushta me familjen e mbeses se madhe te E Hoxhes.per ata punon, nderkohe ka qene nen sherbimin e Klosit, ka qene i kerkuar nga interpoli por ja kan heq emrin. E mban veten per shkodran por mirditor eshte, nje vlla ja vrane para dy vjetsh ne shkoder. Ky ka 10 vjet qe nuk shkel ne shqiperi…ka bashk punuar me Izetit Haxhin me te cilin eshte mik i ngusht eshte perpjekur per ta ndimuar te ikte nga Turqia ne greqi ne europe nga qipro, po nuk mundi.Eshte vrases
Eshte akuzuar dhe për vrasjet e komandant Telit
Ata të UCK shoket e Telit e kerkonin kete dhe nje tjeter bashkpuntor te Klosit Partizani Cene i thone..eshte çam dhe ky jeton në Athine
Ka kercenuar dikur edhe konsullin Shqiptar në Selanik Thoma Ninin sepse me nje certifikate fallco, kerkonte të nxirrte pashaporte tjeter./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Vetëvrasja e 29-vjeçarit në “Shefqet Ndroqi”/ Zbardhet dëshmia e infermieres

Publikuar

-

Nga

Vetëvrasja e 29-vjeçarit në "Shefqet Ndroqi"/ Zbardhet dëshmia e infermieres

Policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi në mesnatë, ku një i ri u hodh nga kati i tretë i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29-vjeçar nga Durrësi.

Burime policore thanë se infermierja në deklaratën e saj u shpreh nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.



LEXO EDHE:  Video-Fieri “nën pushtetin” e flakëve/ Rama e Xhaçka bëjnë aheng në Korçë

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

LEXO EDHE:  Berisha: Nishani dekoroi legjendarët e kombit!

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Publikuar

-

Nga

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Rimëkëmbja e ekonomike e vendit pas heqjes së masave bllokuese qe shkaktoi pandemia Covid-19 po rezulton e vakët teksa pasojat negative ishin të shpejta dhe të forta, analizoi Banka e Shqipërisë në raportin e Politikë s Monetare për 3-mujorin e tretë të viti.

Banka e Shqipërisë parashikon një tkurrje të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të kulmojë në tremujorin e dytë të vitit, e shkaktuar nga mbyllja e aktiviteteve ekonomike jothelbësore dhe rënia e të ardhurave të familjeve dhe bizneseve.

Lehtësimi i masave për kufizimin e përhapjes së pandemisë do t’i hapë rrugë rimëkëmbjes së ekonomisë, ndonëse rritja ekonomike pritet të vijojë të mbetet në territor negativ edhe në dy tremujorët e fundit të vitit.

Rritja e pasigurisë për perspektivën e punësimit dhe kërkesës, të ardhurat në rënie, dhe zbatimi në vazhdim i masave për distancim social dhe i protokolleve të shëndetit, do të vijojnë të kushtëzojnë konsumin dhe investimet private. Po ashtu, natyra globale e kësaj goditjeje nënkupton një ecuri të dobët të eksporteve tona.

Banka analizon se aktiviteti ekonomik pritet të rikuperohet gradualisht gjatë viteve në vijim dhe inflacioni të kthehet në objektiv brenda vitit 2022. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga stimujt fiskalë dhe monetarë të ofruar, nga reduktimi i pasigurisë, nga rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti dhe nga rifillimi i aktivitetit ekonomik global.



Ekonomia shqiptare është tkurrur në muajt e parë të vitit, e goditur nga tërmeti në fund të vitit 2019 dhe përhapja e pandemisë në muajin mars. Pas rënies me 0.1% në fund të vitit të shkuar, prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.5% në tremujorin e parë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Berisha: Nishani dekoroi legjendarët e kombit!

LEXO EDHE:  Berisha: Nishani dekoroi legjendarët e kombit!

Banka analizon se rënia ekonomike u diktua kryesisht nga tkurrja e aktivitetit ndërtues dhe e investimeve. Treguesit e tregut të punës për tremujorin e parë reflektuan vetëm pjesërisht ndikimin e Covid-19, duke qenë se masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë prekën më pak se një të tretën e tremujorit.

Shkalla e papunësisë u rrit lehtë nga 11.2% në fund të vitit të shkuar, në 11.4% në tremujorin e parë. Treguesit e disponuar ekonomikë gjatë muajve mars e prill kanë shënuar rënie të paprecedentë, duke ilustruar efektet negative të kësaj krize në ekonominë tonë.

Në veçanti, rënia e treguesve të besimit sinjalizon për një tkurrje të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, por me një efekt më të lartë nga sektori i shërbimeve, në tremujorin e dytë. Ndonëse disa prej këtyre treguesve janë stabilizuar me lehtësimin gradual të masave të distancimit social, përmirësimi ka qenë i vakët në krahasim me shpejtësinë e rënies së tyre gjatë muajve të mëparshëm. inflacioni ka ardhur në rritje në tremujorin e dytë.

Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë rezultoi në nivelin 1.9% nga 1.6% në tremujorin paraardhës. Rritja e tij i atribuohet më së shumti rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat zënë rreth 41% të shportës së konsumit. Faktorët që kanë ndikuar në këtë ecuri janë vështirësitë në zinxhirin e tregtimit, për shkak të kufizimit të lëvizjeve, dhe rritja e çmimeve të ushqimeve në tregjet partnere. Me lehtësimin e masave të kujdesit, presionet rënëse nga ana e kërkesës pritet të bëhen më evidente./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

Mjekja psikiatre, Ariana Rreli ka folur pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, që i dha fund jetës duke u vetë hedhur nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Rreli pranoi se personat që preken nga Covid-19 shfaqin simptoma të stresit dhe janë të tensionuar.

Ajo shtoi se edhe nga pacientët që po trajton, janë të rinjtë ata që më së shumti shfaqin këto simptoma, ndaj këshilloi që në spitale të ketë psikologë për trajtimin e tyre.



“Situata të tilla sjellin tension dhe stres tek të gjithë personat. Pacientët e prekur janë në një gjendje të rënduar psikologjike. Prania e psikologëve do ishte ndihmëse”,- tha ajo.

Rreli sqaroi gjithashtu se ka persona që e kanë kaluar Covid por mbetet ana psikologjike, kanë çrregullime kanë ankth. “Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë. Kam mbi 15 raste që po i trajtoj e kanë kaluar tashmë dhe po i trajtoj unë. Mosha mesatare është 26 vjeç. Karakteristikë e tyre është ndryshimi i gjumit, ankesa kryesore që kanë është reduktimi i orëve të gjumit. Kjo i bën më pak të përqendruar dhe energjik, ndërkohë që duan t’i rikthehen aktualitetit. Kanë nervozizëm, humori është disi më i rënë. Pra ulet niveli i reagimeve pozitive, paraqesin edhe rënie të oreksit”. /CNA.al

LEXO EDHE:  “Ja pasojat e rënda të vjedhjes së fondeve nga treshja Rama-Beqja-Nushi!”

LEXO EDHE:  Bandat e Saje Qorrit grabitën bankën në Vlorë

 

LEXO TE PLOTE