LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiakët e PD nuk i lirojnë zyrat/ Basha kërcënon nga Selenica

11 Korrik 2019, 11:26, Aktualitet CNA
Kryebashkiakët e PD nuk i lirojnë zyrat/ Basha kërcënon nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Selenicë, ku është me strukturat partiake në këtë bashki.

Ai është ndalur tek zgjedhjet e 30 Qershorit, duke rikonfimuar se Bashkitë që drejtohen nga të djathtët nuk do të lirohen.

?Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës?, ka thënë Basha.

Sipas të njëjtit demokratët duhet të kenë parasysh mesazhin e 30 Qershorit, ku 85 përqind e shqiptarëve refuzuan zgjedhjet dhe kryeministrin Edi Rama.

Më tej Basha është ndalur tek programi ekonomik që ka PD në lidhje me biznesin e vogël.

?Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël, ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër, ulje deri në 20% e çmimit të energjisë? , ka thënë më tej ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga