LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënohet me jetë Mateo Salvini

11 Korrik 2019, 09:19, Aktualitet CNA
Kërcënohet me jetë Mateo Salvini

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini është kërcënuar sërish nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se në adresën e Salvinit ka mbërritur një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t?u analizuar nga policia.

?Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër?, ka komentuar ministri Salvini.

Kujtojmë këtu se pak muaj më parë një tjetër zarf me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë i është adresuar ministrit Salvini. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese./ CNA.al

Lajmet e fundit nga