LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti në “arrest shtëpie”/ Ndërpritet seanca për Bardh Spahinë

11 Korrik 2019, 08:05, Aktualitet CNA
Ish-deputeti në “arrest shtëpie”/ Ndërpritet seanca

Është ndërprerë seanca gjyqësore në gjykatën e Apelit në Shkodër, në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Seanca është ndërprerë për të marrë informacion nga komisariati i policisë në Tiranë.

Mësohet se ish- deputeti Spahia nuk ka qenë në seancë, ndërsa ka kërkuar që të mbrohet nga Ivi Kaso.

Spahia ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’ pas ngjarjeve me KZAZ-të në Shkodër.

Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ?Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.

Lajmet e fundit nga