Connect with Us

Horoskopi, e Enjte 11 Korrik/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

Aktualitet

Horoskopi, e Enjte 11 Korrik/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

Publikuar

-

Dashi

Ekziston rreziku që dikush të reagojë më fort se sa duhet për diçka që do të thoni sot. Por mos u përpiqni të vetëcensuroheni për të parandaluar një shpërthim, sepse mund ta ngatërroni më tej mesazhin tuaj.

Demi

Sot mund të jeni në një humor shumë të mirë? Nëse është kështu, kjo ka shumë kuptim sepse universi po ju dërgon energji introvertike. Në vend që të harxhoni kohën nëpër klube me miqtë, organizoni ndonjë udhëtim që do ju mbushë me frymëzim.

Binjakët

Puna në grup do t’ju marrë të të gjithë kohën tuaj dhe gjithashtu do t’ju harxhojë energjinë, por destinacioni do të jetë i suksesshëm. Ju jeni në një fazë shumë të favorshme tani sa i përket punës tuaj.

Gaforrja

Prisni që të filloni këtë ditë me shumë energji të lartë. Ka shumë emocione, ide dhe optimizëm në kokë tuaj që ju jep një shpërthim në forme fizike. Nuk ka dyshim se ju duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të realizuar projektet tuaja.

Luani

Modestia mund të ju ndalojë që t’i mburreni botës për suksesin tuaj të fundit, por kjo nuk do të pengojë miqtë dhe të dashurit tuaj që t’ju përgëzojnë. Mundohuni të organizoni një takim të rëndësishëm me njerëz të cilët kanë shumë për të kontribuar në jetën tuaj.

Virgjeresha

Do të ofrohet shumë ndihmë për ju sot, por ju nuk keni nevojë ta merrni atë nëse nuk dëshironi. Kjo nuk është koha për të sakrifikuar cilësinë për imazhin. Në dashuri do të merrni disa sinjale pozitive që nuk i prisnit.

Peshorja

LEXO EDHE:  Horoskopi e hënë 23 janar

Bashkohuni me një grup njerëzish që punojnë për ta bërë botën më të bukur! bëni diçka për ta bërë komunitetin tuaj më të mirë, thjesht duke e bërë atë të duket më mirë. Në aspektin profesional, lajmet e mira janë pranë jush.

Akrepi

Keni shumë nevojë për natyrën sot, kështu që përpiquni të dilni jashtë dhe të ta shijoni në maksimum. Edhe nëse koha është më pak se ideale, ju do të jeni në gjendje të merrni një nxitje të fortë nëse mbushni trurin me energji të pastër.

Shigjetari

Është një gjë të jeni fleksibël, por është diçka tjetër që dikush ta shfrytëzojë mirësinë tuaj! Është trishtuese, por e vërtetë se ndonjëherë e vetmja mënyrë për të marrë respekt është duke e kërkuar atë.

Bricjapi

Nëse njerëzit rreth jush reagojnë në një situatë të pakëndshme sot, mos e ndiqni shembullin e tyre. Duke ulëritur ndaj dikujt i cili ka qenë i pasjellshëm ose i pakujdesshëm nuk do ta reduktoni nivelin e stresit.

Ujori

Mundohuni të shtoni më shumë stërvitje në rutinën tuaj të përditshme. Ju jeni përgjegjës për fizikun tuaj. Gjendja e mirë fizike do t’ju ndihmojë që të realizoni edhe njohje shumë të rëndësishme.

Peshqit

Tani për tani, jeta juaj mund të jetë si një shfaqje e mrekullueshme. Kjo është një kohë mjaft e frytshme për jetën, por ju duhet të jeni ai që bën lëvizjen e parë. Vendoseni veten në qendër të vëmendjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi e diel 15 janar

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 6 shtator 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi javor 19-25 shtator

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: