Connect with Us

Gjykata e Apelit: Arrestimi i ish deputetit të PD, Bardh Spahia, i paligjshëm

Aktualitet

Gjykata e Apelit: Arrestimi i ish deputetit të PD, Bardh Spahia, i paligjshëm

Publikuar

-

Gjykata Apelit në Shkodër e cilësoi sot të paligjshëm arrestimin muajin e kaluar të ish deputet të Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Zoti Spahia u arrestua muajin e kaluar, pas protestës së një grupi mbështetësish të opozitës përpara KZAZ numër 2, të vendosur në Shkollën e mesme “Shejnaze Juka “ të qytetit të Shkodrës, ku edhe u dogjën materialet e procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Ish deputeti Spahia u akuzua nga policia për “shkatërim të pronës me zjarr”, “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”.

LEXO EDHE:  "Kush je ti more, trego dokumentin!”/ Bardh Spahia si kapter kontrolli

Tre ditë pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë, Shkodër, në vlerësim të masës së sigurisë, vendosi “Arrest shtëpie” për ish deputetin Spahia, ndërsda Gjykata e Apelit e ndryshoi sot këtë masë sigurie në “detyrim paraqitje”.

Për ngjarjen në KZAZ nr. 2 në qytetin e Shkodrës policia arrestoi edhe 5 përsona të tjerë, ndërsa shpalli në kërkim policor 14 protestues të tjerë.

Avokatët e ish deputetit Bardh Spahia e cilësuan politik arrestimin e tij, ndërsa u shprehën se do të kërkojnë dëmshpërblim për periudhën e qendrimit të tij në arrest shtëpie./VOA/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.

LEXO EDHE:  "Kush je ti more, trego dokumentin!”/ Bardh Spahia si kapter kontrolli



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

LEXO EDHE:  Tre të vrarë për tre ditë/ Ish-deputeti: Ramës nuk i bëhet më vonë për qytetarët

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën 34 vjeç i cili është gjetur i vdekur te shinat e trenit.

Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.

LEXO EDHE:  “Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja”/ Bardh Spahia mesazh qytetarëve



Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima është konfliktuar me shoferin e një furgoni për shkaqe banale.

LEXO EDHE:  Vatra e infeksionit në QSUT/ Spahia: Qeveria e la personelin mjekësor në mëshirë të fatit

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet i vrarë një person

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Morinë-Milot/ Humb jetën një person

Një person është gjetur i vrarë pak minuta më parë në Durrës.

Mësohet se viktima është indetifikuar si shtetasi Idajet Dulla.



Raportohet se ai është vrarë me thikë pranë shinave të trenit, në zonën e Plepave.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i vrasjes, ndërsa policia po heton për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e  autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE