LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeu për pasurinë/ Gjyqtari Ilir Mustafaj kapet mat nga Vettingu

11 Korrik 2019, 10:52, Aktualitet CNA
Gënjeu për pasurinë/ Gjyqtari Ilir Mustafaj kapet mat nga

Gjyqtari Ilir Mustafaj, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me gjetjet e hetimeve.

Në seancën e parë dëgjimore, Mustafaj pati kërkuar shkarkimin e anëtares së KPK-së Xhensila Pine, por kërkesa e tij nuk është miratuar.

Gjithashtu Mustafaj pati kërkuar që të hetohet në tre kriteret dhe jo vetëm tek pasuria, por kreu i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj ka thënë se për Mustafajn KPK ka vendosur të kryejë rivlerësimin e tij vetëm në një kriter, për shkak të rezultateve të hetimeve.

“Sipas ILDKPI, Mustafaj nuk ka fshehje të pasurisë. Nga analiza e KPK-së ka rezultuar se ka mospërputhje përsa i përket deklarimit të pasurisë së një apartamenti banimi, 121 m2. Në deklarimin e pasurisë nuk deklarohet kontrata, ka mospërputhje përsa i përket çmimit. Ka mospërputhje se në deklaratë thuhet, që vlera i ka kaluar shoqërisë, por nga informacioni bankar shuma i është kaluar administratorit të shoqërisë. Për vlerën e detyrimit të mbetur prej 7 mijë euro nuk ka dokument provues se e ka shlyer vlerën”, ka thënë Hamiti në seancën dëgjimore./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga