Connect with Us

30 ditë! Dekreti i Metës nuk shqyrtohet dot më në Gjykatën Kushtetuese!

Aktualitet

30 ditë! Dekreti i Metës nuk shqyrtohet dot më në Gjykatën Kushtetuese!

Publikuar

-

Sot është data 11 Korrik. Praktikisht dje është ezauruar afati 30 ditor i ankimimit (nga palet e interesuara) në Gjykatën Kushtetuese, për dekretin e datës 10 Qershor, për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Duhet të jetë e qartë për demokratët dhe besimtarët e fundit që mund të kenë mbetur në PD ndaj udhëheqësit Basha, se fakti që Gjykata Kushtetuese nuk mund të mblidhet dot sot, nuk do të thotë që nuk depozitohen dot ankimime.

Por askush deri sot nuk depozitoi ndonjë ankimim në Gjykatën Kushtetuese, e që të kishte si objekt shqyrtimi kushtetutshmërinë ose ankikushtetutshmërinë e ç’dekretit të presidentit Meta, të datës 10 Qershor.

Kjo do të thotë që PD dhe LSI deri sot kanë genjyer kur thoshin se për ta dekretet e presidentit shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Asnjëri nuk ju drejtua Gjykatës Kushtetuese.

Shpresojmë që më në fund të jetë bërë e qartë edhe për kryetarët e bashkive të opozites, që as Luli dhe as Mona, nuk u kujdesen që të pakten për sy e faqe të bënin sikur e kishin seriozisht luftën për dekretin e burrit të Monës.

Fakti që afatet e parashikuara që çështja të mund të shqyrtohej dikur nga Gjykata Kushtetuese, u harruan dhe po përpiqen të kalohen në heshtje, tregon që ç’dekretin nuk e kanë marrë seriozisht as ata vetë.

LEXO EDHE:  Reagon vëllai i Sokol Olldashit/ Ka një mesazh për hipokrizinë e Lulzim Bashës

Kjo tregon që ç’dekreti ishte letra që u shkrua, për t’u ndezur me dëshirën që me atë flake ti jepej sinjali një zjarri që shpresonin të digjte Shqipërinë.

Afati i akmimimit kaloi!

Tani dekreti është zyrtarisht edhe i paankimuar askund. As tek ajo gjykatë në të cilen Lul Basha dhe gjithë shpura e juristëve të mbetur në PD, kanë 30 ditë që pretendojnë se është e vetmja gjykatë që mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e dekreteve të presidentit.

Kapërcimi në heshtje i atij afati, pas shkrepsës që e ndezi, e bën zyrtarisht atë ç’dekret,  një grumbull hiri. Pas shiut të këtyre ditëve, prej tij nuk do mbetet më asnjë gjurmë.

Ai ç’dekret nuk bindi dot as atë që e firmosi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Meta prêt delegacionin parlamentar çek, fokus integrimi

LEXO EDHE:  Batutat/ Meta: Fakte idiote, situata zgjidhet për 2-3 orë. Ruci: Jo për 15 minuta. Paloka: Uroj për 2 minuta

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit/ Halimi: Meta të shkojë në prokurori pa imunitet, ka përpjekje për ta mbyllur çështjen sa më shpejt

LEXO EDHE:  Batutat/ Meta: Fakte idiote, situata zgjidhet për 2-3 orë. Ruci: Jo për 15 minuta. Paloka: Uroj për 2 minuta

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: