LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

190 mijë euro vjedhje/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar

11 Korrik 2019, 18:34, Aktualitet CNA
190 mijë euro vjedhje/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh.

Sipas mediave italiane, ai është përfshirë në 6 vjedhje dhe dy të tjera në tentativë me një vlerë totale prej 190 mijë eurosh, përveç dëmeve materiale të shkaktuara ndaj aktiviteteve sipërmarrëse të prekura me shumën e mbi 300 mijë euro.

Shënjestër e grabitjeve ishin kryesisht lojërat e fatit, ku grabiteshin paratë brenda makinerive.

Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli rutinë në rrugë të policisë italiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga