LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet vendore/ Bindja Demokratike kërkon hapjen e kutive

10 Korrik 2019, 10:45, Aktualitet CNA
Zgjedhjet vendore/ Bindja Demokratike kërkon hapjen e kutive

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, ka dëgjuar kërkesën e Bindjes Demokratike për të hapur kutitë në disa bashki.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka kërkuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të hapur kutitë në disa bashki për të cilat ka dyshime se janë bërë manipulime.

Topollaj tha se duhen bërë verifikime në sistemin TIMS, pasi siç ai akuzoi, ka shqiptarë që nuk kanë qenë fare në atdhe, dhe ndërkohë rezultojnë sipas tij, të jenë votues më 30 qershor.

?Të hapen të gjitha materialet zgjedhore në kuti, mes votave dhe atyre qytetarëve që rezultojnë në lista që kanë votuar. Kjo bëhet krejt lehtësisht që ky proces mund të ndihmojë sistemi TIMS, për të bërë një ballafaqim mes atyre që rezultojnë të kenë votuar më 30 qershor me sistemin TIMS, dhe do kuptoni që shumë shqiptarë që nuk kanë qenë në Shqipëri, rezultojnë votues në Sarandë.?-tha Topollaj.

Por, ndërkohë kërkesa e tij është refuzuar nga ana e KQZ-së me argumentin se nuk kanë indicië mbi pretendimet e bëra.

Lajmet e fundit nga