LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taulant Muka plas "bombën"/ Si u diplomuan Veliaj, Spiropali, Shahini dhe Ibrahimi  

10 Korrik 2019, 11:56, Aktualitet CNA
Taulant Muka plas "bombën"/ Si u diplomuan Veliaj, Spiropali,

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka nxjerrë sot të tjera detaje në lidhje me arsimimin e zyrtarëve të lartë të vendit.

I ftuar në studion e Fax News, Muka është shprehur se në nivelet më të larta drejtuese të shtetit janë vendosur persona që janë mbështetur me bursë nga fondacioni Soros?.

Sipas Mukës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, apo edhe kreu i KLP-së, kanë përfunduar studimet me bursa të Soros, në universitete të paakredituara, dhe mjaft të kushtueshme.

 ?Soros ka dhënë bursa për politikanët në vendin tonë, konkretisht Erion Veliaj, që ka publikuar dy diploma që nuk kanë as elementët më minimalë të sigurisë, përveç tij është dhe zonja Spiropali, që po ashtu është pjesë e qeverisë dhe ka përfunduar studimet në një Universitet të paakredituar dhe mjaft të kushtueshëm në Kanada. Derimë sot Universiteti i Utrecht nuk më ka konfirmuar nëse degët që ka përfunduar Veliaj janë akredituar apo jo, dhe nuk kam marrë ende një përgjigje?, u shpreh Muka.

Sipas tij, personat e mbështetur nga Soros marrin prioritet për tu punësuar në nivelet më të larta drejtuese, pavarësisht formimit  të tyre, që jo në pak raste lë për të dëshiruar.

?Është e rëndësishme që të themi që ??kemi mbaruar jashtë?, po të dimë rankimin e këtyre universiteteve, që janë pothuajse në të njëjtin nivel me universitetet në Shqipëri. I vetmi ndryshim është që këta gjejnë më lehtë punë.

Një tjetër rast që dua të shtoj është ai i ministres së arsimit Besa Shahini, që në momentin që ajo është arsimuar në Gjermani, programet e këtij Universiteti privat janë të paakredituara. Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, që sot është kreu i KLP-së po ashtu është diplomuar në nivelin master në vitin 192-93 në SHBA, programet e të cilit nuk kanë qenë të dekretuara në atë kohë, pasi vetë Univeristeti nuk ishte akredituar.?-tha Muka.

Lajmet e fundit nga