LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raketat S-400/ Turqia paralajmëron Shtetet e Bashkuara

10 Korrik 2019, 19:01, Aktualitet CNA
Raketat S-400/ Turqia paralajmëron Shtetet e Bashkuara

Turqia i bëri thirrje të mërkurën Shteteve të Bashkuara që të shmangin hapat që do të dëmtonin marrëdhëniet dypalëshe. Reagimi erdhi si përgjigje ndaj komenteve të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus, e cila ripërsëriti se Ankaraja do të përballet me “pasoja reale dhe negative” nëse blen sistemet ruse të mbrojtjes nga raketat S-400.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Turqisë tha se komentet e zonjës Ortagus të bëra të martën nuk janë në një linjë me frymën dhe përmbajtjen e bisedimeve që presidentët e dy vendeve zhvilluan muajin e kaluar gjatë samitit të G 20-s.

E ftojmë palën amerikane të shmangë hedhjen e hapave të gabuar, duke përjashtuar diplomacinë e dialogun si dhe duke dëmtuar marrëdhëniet“, tha zëdhënësi Hami Aksoy. Ai shtoi se Ankaraja ende nuk kishte marrë ende një përgjigje ndaj propozimit të saj për të ngritur një grup pune për të parë se çfarë ndikimi do të ketë blerja e sistemeve S-400.

Pas takimit me Presidentin Trump në Osaka, Presidenti turk Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin në plan që të vendosnin sanksione ndaj Ankarasë për blerjen e sisteme ruse, të cilat siç tha ai, do të mbërrijnë në Turqi në gjysmën e parë të muajit korrik. Zoti Trump tha se Turqia nuk ishte trajtuar në mënyrë të drejtë, por ai nuk i përjashtoi sanksionet.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemet S-400 nuk përputhen me rrjetin e mbrojtjes që përdor NATO dhe mund të vendosin në rrezik avionët luftarakë F-35 të kompanisë amerikane Lockheed Martin, për prodhimin e të cilëve ka ndihmuar edhe Turqia ndërsa ka planifikuar dhe blerjen e tyre.

Turqia mund të përballet me përjashtimin nga programi i blerjes së avionëve F-35 si dhe sanksione të tjera nga Shtetet e Bashkuara në qoftë se bën përpara me blerjen e sistemeve S-400. Uashingtoni ka ndërprerë tashmë trajnimin e pilotëve turq në Shtetet e Bashkuara për avionët F-35./VOA/

Lajmet e fundit nga